Qershor 24, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Deklaratë paralajmëruese e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me situatën aktuale politike të brendshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë dha shpjegime në lidhje me kundërshtimin e forcave të Wagnerit ndaj Pallatit të Kremlinit dhe situatën e brendshme politike të këtij vendi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të shtunën në një deklaratë njoftoi se përpjekja për një rebelim të armatosur në vend do të shkaktojë pakënaqësi të madhe të shoqërisë ruse që mbështet Presidentin rus. Duke iu referuar kundërshtimit të grupit Wanger ndaj Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, ministria shtoi: idealet aventureske të komplotistëve në fakt synojnë destabilizimin e Rusisë, shkatërrimin e unitetit tonë dhe dobësimin e përpjekjeve të Federatës Ruse për të garantuar sigurinë ndërkombëtare.  Prandaj, rebelimi është në favor të armiqve të huaj të Rusisë. Në këtë deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë paralajmëroi vendet perëndimore rreth përdorimit të mundshëm të situatës së brendshme të Rusisë për të arritur qëllimet rusofobike. 

Tags