Dhjetor 10, 2023 20:05 Europe/Tirane
  • Kritikat e Netanyahut ndaj Putinit për shkak të bashkëpunimit mes Moskës dhe Teheranit

Zyra e kryeministrit të regjimit pushtues sionist njoftoi sot konsultimin telefonik të Netanyahut me Putinin dhe njoftoi se në këtë bisedë kryeministri i regjimit sionist e kritikoi Moskën për bashkëpunimin me Teheranin.

Zyra e Netanyahut në lidhje me këtë njoftoi: Në një telefonatë me Presidentin rus, Kryeministri Netanyahu shprehu kritikat e tij të forta për bashkëpunimin e rrezikshëm midis Moskës dhe Teheranit.

Netanyahu në këtë bisedë shprehu edhe pakënaqësinë e tij për qëndrimet e Rusisë kundër regjimit të Tel Avivit, veçanërisht për shkak të qëndrimit të përfaqësuesit të Moskës në Kombet e Bashkuara dhe takimeve të zyrtarëve të Hamasit me krerët e  Rusisë pas Operacionit Stuhia Al-Aksa, çka ka rritur tensionin mes Moskës dhe Tel Avivit.

 Netanyahu në këtë bisedë tha: Çdo vend që do ishte i ekspozuar ndaj një sulmi terrorist si ai që ndodhi me Izraelin do të kishte bërë të njëjtën gjë si Izraeli.

Ai më tej vlerësoi përpjekjet e Rusisë për të liruar disa sionistë dhe i kërkoi Putinit të bënte presion ndaj Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që të takohet me të burgosurit e Hamasit.

 

Tags