Mars 09, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut: Zgjerimi i vendbanimeve të Izraelit është një krim lufte

Komisioneri i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e quajti krim lufte zgjerimin e vendbanimeve të regjimit sionist në territoret e pushtuara.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha:  Që nga 7 tetori 2023 dhuna dhe veprimet agresive të kolonëve sionistë kanë arritur në një fazë të rrezikshme. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut vazhdoi: Zgjerimi i vendbanimeve sioniste nënkupton dëbimin e banorëve palestinezë dhe kjo konsiderohet si krim lufte. Turk shtoi:  Vitin e kaluar vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor u rritën me 24,300 njësi. Zgjerimi i vendbanimeve deri në fund të tetorit të kaluar ishte i paprecedentë. Thuhet se së fundmi regjimi sionist ka rënë dakord të ndërtojë 3500 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor. Në një pjesë tjetër të këtij raporti, "Tor Winsland", koordinatori special i Kombeve të Bashkuara në procesin e paqes në Azinë Perëndimore, dënoi vendimin e regjimit sionist për të ndërtuar 3500 njësi në vendbanimet sioniste në Bregun Perëndimor dhe theksoi se ndërtimi i vendbanimet në tokën e pushtuar sipas ligjeve ndërkombëtare është e jashtëligjshme. Winsland vuri në dukje se zgjerimi i vendbanimeve vazhdon të nxisë konfliktin dhe të rrisë institucionalizimin e pushtimit në Bregun Perëndimor.  Gjithashtu, ministri i Jashtëm holandez Hanke Bruins Sloot në rrjetin social X dënoi planin e regjimit sionist për zgjerimin e vendbanimeve sioniste në Bregun Perëndimor dhe bëri thirrje për anulimin e tij. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet sioniste në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme. Më herët, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duke lëshuar një deklaratë zyrtare dënoi planin e regjimit sionist për zgjerimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara palestineze. Por regjimi sionist sërish shkeli rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe jo vetëm që nuk ndaloi ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara, por e intensifikoi punën për zgjerimin e tyre.

Tags