May 22, 2024 11:09 Europe/Tirane
  • Netanyahut i mohohet hyrja në 124 shtete nëse vendos Gjykata Ndërkombëtare Penale

Burime të lajmeve raportuan se nëse urdhër-arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lëshohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ai nuk do të mund të udhëtojë më në 124 shtete.

Sipas portalit palestinez të lajmeve "Ma'an", nëse gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës lëshojnë urdhër-arrestin ndërkombëtar për kryeministrin e regjimit sionist, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Luftës së regjimit sionist, Yoav Gallant, atyre do t'u ndalohet udhëtimi në 124 shtete të botës.

Sipas këtij raporti, nëse tre gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë bien dakord për lëshimin e një urdhër-arresti për Netanyahun dhe Gallantin, të dy nuk do të mund të udhëtojnë në asnjë nga vendet që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Romës.

Ky raport shton se kryeministri i regjimit sionist dhe ministri i Luftës së regjimit sionist nuk do të lejohen më të udhëtojnë në vende të tilla si Gjermania, Holanda, Greqia, Franca, Japonia, Spanja dhe Autoriteti Palestinez.

Karim Ahmad Khan, Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, njoftoi të hënën se Gjykata po kërkon të lëshojë një urdhër-arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin izraelit të Luftës Yoav Gallant, si dhe për një numër zyrtarësh të Hamasit.

Krimet e regjimit izraelit në Gaza bënë që autoritetet e Tel Avivit të referohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me akuzën e gjenocidit. Njëkohësisht, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale është paraqitur edhe një tjetër dosje kundër këtij regjimi.

 

Tags