Gusht 01, 2020 09:38 Europe/Tirane
  • Trump: do të përdorim mjete të forta për boshatisjen e rrugëve

Presidenti amerikan ka kërcënuar edhe një herë protestuesit në Portland se ndaj tyre do të përdorë forcën.

Sipas një njoftimi të Indipedent, vetëm një ditë pasi e ka quajtur Portlandin “ kosheren e terroristëve"  presidenti amerikan ka kërcënuar edhe një herë protestuesit duke i quajtur ata terroristë. Ne do të përdorim mjete të fuqishme në rast se rrugët nuk boshatisen, ka kërcënuar Donald Trump. Ai dha mundësinë e dërgimit të trupave të gardës kombëtare në Protland dhe tha: Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi të majtët radikalë kanë krijuar trazira në qytete të ndryshme. Kohët e fundit agjentët federalë me urdhër të Trump kanë shkuar në Oregon për të shtypur protestuesit anti-racizëm. Shumë qytete të Amerikës janë përfshirë në protesta që prej 25 majit kur u vra Geroge Floyd nga një polic i bardhë amerikan.

Tags