Gusht 16, 2020 10:38 Europe/Tirane
  • 1 mijë forca të reja në Çikago për shtypjen e protestave

Policia e Çikagos ka aktivizuar 1 mijë forca të reja për shtypjen e protestave.

Policia e Çikagos duke akuzuar protestuesit anti-racizëm si vandalë dhe shkatërrues, ka përforcuar trupat e saj me 1 mijë forca për tu përballur me protestat që organizohen në vend. Pas vrasjes së zezakut George Floyd nga një polic i bardhë në Amerikë, protestat kundër racizmit janë përhapur si në këtë vend ashtu edhe në botë. Protestat në Amerikë organizohen pothuajse në të gjitha qytetet e këtij vendi kundër vrasjes së këtij zezaku dhe kundër racizmit që bëhet ndaj njerëzve me ngjyrë. Mirëpo këto protesta janë përhapur tashmë në të gjithë vendin. Sipas një njoftimi të Associated Press, me qindra persona në fillim të kësaj jave në Minesota dhe qytete të tjera të Amerikës janë arrestuar dhe policia në qytetet Uashington, Nju Jork dhe qytete të tjera të rëndësishme të Amerikës ka përdorur dhunën për shpërndarjen e protestuesve. Kjo agjenci thekson se policia amerikane ka arrestuar të paktën 4,400 persona në të gjithë Amerikën. Mirëpo edhe jashtë Amerikës njerëzit janë ngritur në protesta kundër vrasjes së zezakut amerikan George Floyd dhe janë solidarizuar me popullin amerikan në protestat kundër racizmit. Gazeta Wall Street Journal shkruan se vendet aleate të Amerikës kanë shprehur solidaritetit me protestuesit kundër vrasjes së George Floyd ndërsa vendet kundërshtare kanë kritikuar Uashingtonin dhe autoritetet amerikane për shkak të trazirave të fundit dhe kanë vënë në dilemë lidershipin botëror të Uashingtonit.

Tags