Prill 24, 2024 09:51 Europe/Tirane
  • Dominimi i dronëve mbi tanket Abrams: Pika dobët e armëve amerikane në Ukrainë

Pars Today- Që nga fillimi i konfliktit me Rusinë, Ukraina ka humbur gjithsej 796 tanke, disa prej të cilave janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara.

Kohët e fundit, në mesin e luftës në Ukrainë shkatërrimi i armatimeve amerikane është bërë një çështje shqetësuese për amerikanët. Në lidhje me këtë, The New York Times shkroi: "Tanket e prodhuara nga Amerika në fushën e betejës janë duke u sulmuar dhe shkatërruar nga dronët rusë".

New York Times raportoi se ushtria ukrainase gjatë dy muajve të fundit ka humbur pesë nga tanket e saj Abrams, kryesisht për shkak të sulmeve me dron.

New York Times shkruan se beteja me dron në Ukrainë, e cila ka transformuar luftën moderne, ka shkaktuar viktima vdekjeprurëse në një nga simbolet më të fuqishme të fuqisë ushtarake të Amerikës – pra tankun Abrams.

Sipas artikullit, në varësi të madhësisë dhe ndërlikimit të teknologjisë së dronëve, këta dronë mund të kushtojnë të paktën 500 dollarë, që është një investim i pakët për të shkatërruar një tank amerikan Abrams prej 10 milionë dollarësh.

Kjo media amerikane në raportin e saj thotë se Ukraina ka humbur gjithsej 796 tanke që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.

Për më tepër, Scott Ritter, një ish-inspektor armësh i OKB-së dhe ish-oficer i inteligjencës amerikane, ka thënë: "Pajisjet më të fundit të blera për Ukrainën me buxhetin e Kongresit të SHBA-së do të shkatërrohen nga Rusia deri në korrik".

Ron Johnson, senator republikan nga Wisconsin, në lidhje me këtë tha se paketa e re e ndihmës për Ukrainën dhe vendet e tjera konsiderohet e padobishme për Shtetet e Bashkuara.

Ai tha, "Ne do të vazhdojmë shpërdorimin dhe plaçkitjen e së ardhmen e fëmijëve tanë. Ne kemi shpenzuar afërsisht 900 miliardë dollarë për mbrojtjen, por sa herë që ndërmerret ndonjë veprime mbrojtës, duket se duhet të bëjmë diçka shtesë. "

Ai shtoi se para se të shpenzohen shuma të tilla, prioritet duhet të jetë sigurimi i kufirit.

Tags