Tetor 11, 2019 17:12 CET
  • Dyzetë vjet armiqësi e plotë e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit (2)

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë luftën jo të drejtpërdrejtë të Amerikës kundër Republikën Islamike të Iranit si dhe shfrytëzimin e grupeve terroriste nga ana e Amerikës kundër Iranit në dyzetë vitet e kaluar.

Amerika dhe lufta imponuese

Qeveria e Amerikës pasi nuk mori rezultat nga operacionet ushtarake të drejtpërdrejta dhe grusht shtetit kundër Iranit, filloi luftën jo të drejtpërdrejtë kundër Republikës Islamike të Iranit. Në bazë të kësaj, Uashingtonit e nxiti edhe ish-diktatorin irakian Sadam Husejn që sulmojë ushtarakisht Iranin dhe ka mbështetur këtë agresion ushtarak. Në realitet paaftësia e Amerikës për rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit nëpërmjet sulmit ushtarak dhe grusht shtetit është bërë shkak që Edmund Muskie , ish-sekretari amerikan i shtetit në qeverinë e presidentit Karter, paraqiti strategjinë e agresionit kundër kufijve të Iranit. Kjo strategji e Amerikës në lidhje me Iranit ishte në harmoni me politikën e Sadam Husejnit i cili nuk ishte i kënaqur me fitoren e Revolucionit Islamik dhe me “eksportin” e tij. Zbigniew Brzezinski, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, për ta përgatitur Irakut që ta fillojë luftën, ka zhvilluar vizita sekrete të shumta në vendet e rajonit si në Jordani dhe Irak dhe disa është takuar me Sadam Husejnin. Në fund edhe shteti i Irakut filloi agresionin e gjerë ushtarak kundër Iranit, luftë kjo që zgjati 8 vite.

Vafik Al-Sameraij, ish-shefi i organizatës inteligjente ushtarake të Iranit, gjatë kohës së luftës, në një intervistë me revistën “Al-Hajat”, deklaroi: “Nëse nuk do të ishte mbështetja e perëndimit, Sadam Husejni nuk do të mund të fillonte luftën kundër Iranit dhe ta vazhdojë atë”. Ai rolin e Amerikës për ta ndihmuar Sadam Husejnin, e përshkruan në këtë mënyrë: “Ofrimi i informacioneve të plotë për autoritetet e Irakut në lidhje me pozicionimin ushtarak të forcave iraniane, inkurajimin e aleatëve amerikan në Evropë dhe në rajon për t’i dhënë ndihma financiare Irakut dhe për të vendosur sanksione së më të ashpra ndaj Iranit, si dhe parandalimin e Iranit të ketë qasje në blerjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake moderne”.

Një prej mbështetjeve më të rëndësishme që Amerika i ka dhënë Irakut gjatë periudhës së luftës imponuese, ishte ndihma gjatë zhvillimit të operacionit “Qerbela -4”. Ky operacion ishte ndërprerë qysh në orët fillestare pasi Amerika në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte ndihmuar Irakut duke i dhënë informacione në lidhje me lëvizjet ushtarake të forcave iraniane, informacione këto që ishin mbledhur nga avionët spiunazh të Amerikës dhe nëpërmjet fotografive satelitore. Si pasojë e kësaj ndihme amerikan për ushtrinë irakiane, forcat iraniane pësuan humbje të mëdha dhe ky operacion u ndërpre. Në lidhje me ndihmën inteligjence të Amerikës për Irakun në lidhje me operacionin “Qerbela-4”, mund t’i referohemi deklaratave të Adnan Khejrullah, ish-ministrit të mbrojtjes së Irakut që i patë bërë pas operacionit “Qerbela-4” i cili në mënyrë të përsëritur falënderon amerikanët për dhënien e informacioneve. Adnan Khejrullah, ish-ministri i mbrojtjes së Irakut, një javë pas operacionit “Qerbela-4” në lidhje me arsye e dështimit të këtij operacioni të Iranit, ka thënë: “Arsye e dështimit aktual është kjo që ne ishim të gatshëm dhe kishim hartuar planin e duhur dhe kemi shfrytëzuar mësimet e FAO-s”. Në lidhje me rolin e Amerikës në dërgimin e këtyre informacioneve te irakianët, ka thënë: “Ne i falënderojmë ata (amerikanët) për këto informacione”. Pas këtij operacioni, edhe autoritetet irakiane edhe autoritetet amerikane kanë pohuar rolin e avionëve spiunazh super të sofistikuar të Amerikës në zbulimin e informacioneve të operacionit “Qerbela-4”.

Qeveria e Amerikës gjithashtu gjatë luftës imponuese 8 vjeçare mori iniciativë për ndërhyrje ushtarake të drejtpërdrejtë kundër Iranit pasi që forcat iraniane kishin fituar superioritet në përballje me Irakut. Helikopterët e Amerikës sulmuan anijen tregtare të Iranit me emër “Iran Ajor”. Tre anije luftarake të Amerikës sulmuan platformën naftore “Sasan”, destrojerin “Xhushan” dhe tre varka të shpejta të Iranit të cilat i shkatërruan tërësisht. Anija luftarake “Wily Tid” gjithashtu sulmoi anijet luftarake “Sahand” dhe “Sabalan” të Iranit në ngushticën e Hormuzit. Një prej krimeve më të rëndësishme të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë kësaj periudhe është sulmi ndaj avionit Airbus të transportit civil të Iranit ku si pasojë u vranë 290 qytetarë të pafajshëm iranian.  

Amerika përveç ndërhyrjeve ushtarake të drejtpërdrejta gjatë periudhës së luftës imponuese, vendosi në zbatim një doktrinë të re me emrin “Rambo” që njëkohësisht me zgjatjen e luftës Iran-Irak, të krijojë rrethanat për dobësimin e fuqisë politike dhe ekonomike të Iranit dhe ta përballë sistemin e Republikës Islamike të Iranit me përmbysje. Opsioni ushtarak edhe pas përfundimit të luftës imponuese, gjithnjë është paraqitur nga autoritetet e Amerikës për të ushtruar presion dhe për ta kërcënuar Republikën Islamike të Iranit, mirëpo në mënyrë të veçantë kapaciteti ushtarak i Republikës Islamike të Iranit nuk i lejoi ata që ta zbatojnë këtë plan.

Mobilizimi i grupeve terroriste kundër Iranit

Një prej shembujve të armiqësisë së Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit është mbështetje dhe mobilizimi i grupeve terroriste. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi nuk arritën t’i realizojnë qëllimet e tyre nëpërmjet sulmit ushtarak kundër Iranit, në të njëjtën kohë duke ndjekur metoda të tjera, u munduan ta godasin sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Mbështetja e Amerikës ndaj lëvizjeve dhe grupeve kundërshtare të sistemit të Republikës Islamike, kishte filluar që nga ditët e para të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe kjo ishte një prej strategjive kryesore të Shtëpisë së Bardhë për t’u përballur me Republikën Islamike të Iranit. Në lidhje me këtë çështje, për herë të parë Xhon Griuz, një diplomat i lartë i Amerikës në Iran, paraqiti një dokument sekret në vitin 1979 për t’i mbështetur grupet separatiste me qëllim të rrëzimit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Mbështetja ndaj organizatës terroriste MEK (Muxhahedine Khalk), ishte një prej raste të propozuara nga Xhon Griuz për autoritetet e Amerikës pas fitores Revolucionit Islamik në vitin 1979. Gazeta amerikane “Washington Post” më datë 24 prill të vitit 1984, gjatë një raporti të saj ka shkruar: “Riçard Morfi, zv/sekretari amerikan i shtetit, grupin Muxhahedine Khalk e ka përshkruar si një grup që ka rol në Iran dhe ka deklaruar Departamenti Amerikan i Shtetit ka zhvilluar bisedime politike me grupin MEK në Uashington”.

Përveç kësaj, Amerika kishte lidhje edhe me grupet e tjera si grupi “Drafshe Kavijani” dhe grupin e Rigit. Grupi “Drafshe Kavijani” ka filluar veprimtarinë e tij nën mbështetjen e CIA-s të Amerikës. Grupi i Rigit ose “Xhundullah” kishte kontakte me inteligjencën amerikane. Abdulhamid Rigi, vëllai i Abdulmalek Rigi, në një intervistë me kanalin televiziv Al Xhezira, ka thënë: “Një gjeneral amerikan në vitin 2004, kishte ardhur në Islamabad për t’u takuar me Rigin dhe i ka thënë atij që t’i zgjerojë operacionet e veta jashtë kufijve të provincës Sistan dhe Baluçistan duke i shtrirë deri në Teheran”. Sipas raportit të Brajan Ras dhe Kristofer Isham, grupi terrorist i ashtuquajtur “Xhundullah” që drejtohet nga Abdulmalek Rigi që nga viti 2005, në mënyrë të drejtpërdrejtë inkurajohej, udhëzohej dhe drejtohej nga autoritetet amerikane për të kryer një varg operacione guerile vdekjeprurëse brenda në Iran.

Qeveria e Amerikës u ka dhënë ndihma të mëdha financiare dhe inteligjente kurdëve separatist dhe grupit PKK për të pajisur dhe luftuar kundër Republikës Islamike të Iranit. Gazeta “Daily Star” në shtator të vitit 2006, duke cituar “Bajik”, një komandant të lartë të grupit PKK, ka shkruar: “Uashingtoni ka vendosur kontakte me rebelët kurdë të Iranit (PJAK)”. Simur Heresh, gazetari i revistës “Newyorker”, gjithashtu në një raport ka zbuluar: “Forcat amerikane po mbështesin grupin kurd PJAK si pjesë të programit për krijimin e pasigurisë në Iran... Grupi PJAK po merr ndihma edhe nga SHBA edhe nga Izraeli”. Faqja informative amerikane “Newamax” gjithashtu në gusht të vitit 2007, në një intervistë me Rrahman Haxhi Ahmedi, kreu i grupit PJAK, i cili thotë: “Kërkojmë ndihmë politike dhe ushtarake nga Amerika për ta rrëzuar regjimin e Iranit dhe për të ndërtuar një sistem të ri shtetëror... Dhe këto ndihma po vazhdojnë akoma...”.

Në përgjithësi, qeveria e Amerikës nëpërmjet mbështetjes dhe mobilizimit të grupeve terrorist, është munduar që të zgjerojë sa më shumë pasigurinë në Iran dhe të eliminojë personalitetet e dalluara të sistemit shtetëror të Iranit. Si rezultat i kësaj strategjie, mbi 17.000 civilë iranian janë martirizuar si pasojë e sulmeve terroriste. Ndërkohë terroristët nën mbështetjen e Amerikës, regjimit sionist dhe Arabisë Saudite më 4 qershor të vitit 2017, kryen sulme terrorist në Mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në ndërtesën e Parlamentit Islamik të Iranit kurse më 22 dhjetor të vitit 2018 kryen një sulm terrorist në paradën e forcave të armatosura në qytetin Ahvaz të Iranit dhe më 6 dhjetor të vitit 2018 gjithashtu kryen një sulm terrorist në Çabahar të Iranit me qëllim që ta prishin sigurinë brenda në Iran. Qeveria e Amerikës edhe tani po vazhdon mbështetjen e gjithanshme ndaj grupeve terroriste sidomos të grupit terrorist MEK i cili është vendosur në Shqipëri, deri në atë masë sa që krerët dhe funksionarët e qeverisë së Amerikës si John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, po merr pjesë në takimet vjetore të këtij grupi terrorist.

Tags