Tetor 11, 2019 17:17 CET
  • Dyzetë vjet armiqësi e plotë e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit (3)

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë strategjitë e Iranofobisë dhe luftën e butë të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit në dyzetë vitet e kaluara.

Iranofobia

Një prej shembujve të armiqësisë së Amerikës me Republikën Islamike të Iranit është strategjia e Iranofobisë, sidomos ndjekja e kësaj strategjie në nivel të botës islame. Jahja Feuzi dhe Reza Farokhi në një artikull në lidhje me këtë çështje shkruajnë: “Fillimin e këtij procesi mund ta vërejmë në një artikull të Riçard Haas, kryetarin e Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme të Amerikës. Riçard Haas në këtë artikull të publikuar me titull “Lindja e Mesme e Re”, ka argumentuar se ka filluar epoka e re në Lindjen e Mesme dhe karakteristika më e rëndësishme e kësaj epoke është përfundimi i hegjemonisë së Amerikës mbi këtë rajon dhe ndryshimi i hapur i ekuacioneve të fuqisë në favor të Iranit, një ndryshim që duhet penguar shtrirja e tij në përmasa më të gjera. Ky fjalor mund të vërehet edhe në artikuj të tjera si “Kryengritja Shiite” dhe pastaj në libra dhe artikuj të tjerë të publikuar nga qendrat e mendimit në SHBA, Evropë dhe Izrael. Në shumicën e këtyre veprave, ka zotëruar një pikëpamje dhe ajo është kjo që Irani synon krijimin e hegjemonisë rajonale, prandaj nuk duhet lejuar realizimin e një qëllimi të tillë. Çështje e programit atomik të Iranit është bërë shkak për intensifikimin e strategjisë së Iranofobisë nga ana e Amerikës”.

Ekzagjerimi dhe hiperbolizimi në kapacitetet e Iranit, paraqitja në të kundërtën e programeve atomike paqësore të Iranit, paraqitja negative e kapaciteteve raketore të Republikës Islamike të Iranit si dhe shfrytëzimi i industrisë së Holyoodit për prodhimin e filmave anti-iranian dhe anti-islamik; janë prej metodave më të rëndësishme të Iranofobisë të cilat janë përdoren nga qeveria e Amerikës përgjatë katër dekadave të jetës së Revolucionit Islamik.  

Për shembull, prodhimi i filmave dhe telenovelave të huaja anti-iraniane dhe anti-islamike që kryesisht prodhohen në Amerikë, janë shtuar në masë të madhe pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Filma këto që qëllim e kanë shoqërinë dhe popullin e Iranit me karakteristikë që të besohen më lehtë dhe që kanë elementë më të saktë. Arsyeja e gjithë këtij preciziteti duhet përshkruar në këtë mënyrë që Holywoodi me qëllim të krijimit të dyanshmërisë dhe largimit nga vetja kulturore, së pari mundohet të nxisë ndjenjën e publikut dhe pastaj të imponojë induktimet e veta për publikun. Ndërkohë, këta filma janë prodhuar edhe për publikun e huaj. Qëllimet e këtyre filmave është ushtrimi i ndikimit mbi publikun e huaj ndaj tematikave si islamofobia dhe induktimi i këtij pretendimi se Revolucioni Islamik po krijon rrethanat për përhapjen e dhunës në mesin e qytetarëve iranianë dhe në rajonin e Azisë Perëndimore.

Pjella e Iranofobisë: Mosmarrëveshjes mes vendeve dhe fuqive islame

Pjellë e rëndësishme e strategjisë së Iranofobisë ishte krijimi i mosmarrëveshjeve mes Iranit dhe vendeve fqinjë, shtimi i sektarizmit sidomos mes myslimanëve shiitë dhe sunitë në nivel të rajonit dhe shndërrimin e rivalitetit rajonale mes Iranit dhe disa vendeve të tjera si Arabisë Saudite në një armiqësi serioze. Zgjimi Islamik i vitit 2011 ishte një lëvizje e thellë dhe me potenciale të konsiderueshme e cila mund të konsiderohet si lëvizja më serioze e botës arabe për të ringjallur civilizimin e ri islam pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Edhe pse në fillim të Zgjimit Islamik shpejtësia, thellësia, pranimi i ndikimit ideologjik nga Islami politik u bënë shkak që shumica e analistëve nuk munden të kenë teori të përcaktuara në lidhje me atë çfarë ishte duke ndodhur në vendet islame, mirëpo zgjerimi i Zgjimit Islamik dhe marrja e pushtetit në Egjipt dhe Tunizi nga ana e partive islame dhe rritja e nostalgjisë për “Khalifat” në mesin e shoqërive arabe, u bënë shkak të ndizet zjarri i sektarizmit në botën islame sidomos mes myslimanëve sunitë dhe shiitë në kuadër të luftës zëvendësuese mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe në fund të rezultojë me devijimin e objektivave të Zgjimit Islamik.

Në mënyrë të përgjithshme qëllimi kryesor i Amerikës nga ndjekja e strategjisë së iranofobisë, ishte krijimi i mosmarrëveshjeve në botën islame sidomos mes fuqive të mëdha islame dhe sigurimi i interesave të saj sidomos interesave ekonomike nga brenda këtyre mosmarrëveshjeve në botën islame. Ndërkohë, intensifikimi i mosmarrëveshjeve mes fuqive islame bëhen shkak që të sigurohen interesat e Izraelit në rajon. Me fjalë të tjera, shtimi i kontradiktave mes shteteve islame, ishte plotësisht në harmoni me interesat e Amerikës dhe Izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Transubstancioni nga brenda (lufta e butë), krijimi i faktorëve brenda dhe prishja e situatës së brendshme të Iranit

Një prej shembujve të armiqësisë së Amerikës me Iranin është edhe përpjekja për transubstancionin e Iranit nga brenda nëpërmjet krijimit të luftës ës butë. Transubstancioni nga brenda do të thotë boshatisja dhe zbrazja e sistemit shtetëror nga kultura dhe idetë burimore islame. Qeveria e Amerikës duke ndjekur strategjinë e luftës së butë, ka bërë përpjekje që ta zbrazë nga brenda Republikën Islamike të Iranit. Për herë të parë Mark Palmer, drejtori i Qendrës për Politikë të Jashtme “Saban” në institutin “Brokings” dhe anëtar i komitetit “Rreziku aktual i Amerikës” të cilin e quajnë edhe një prej novatorëve të politikës së jashtme të SHBA-ve, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ka publikuar një raport me titull “Irani-Amerikë, gjetja e një rruge të re” i cili u bë bazë e strategjisë së luftës së butë të Amerikës kundër Iranit. Palmer në raportin e vet në mënyrë të qartë ka kundërshtuar idenë e sulmit ushtarak kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka deklaruar se Irani nga aspekti i gjerësisë territoriale, kuantitetit të popullsisë, kualitetit të forcës njerëzore, kapaciteteve ushtarake, burimeve natyrore të bollshme dhe pozitës gjeografike të dalluar në rajonin e Lindje së Mesme dhe në sistemin ndërkombëtar, është shndërruar në një fuqi të pashembullt që më nuk mund të rrëzohet me anë të sulmit ushtarak dhe luftës së fortë, por e vetmja rrugë për rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit është ndjekja e mekanizmave të luftës së butë dhe shfrytëzimin e taktikave të operacioneve psikologjike-propaganduese.  

Lufta e butë e Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit mund analizohet në kritere të tilla si krijimi i kaosit ekonomik, krijimi i pakënaqësive sociale, themelimi i organizatave joqeveritare në sasi të mëdha, lufta mediale, lufta psikologjike për ta paraqitur të paefektshëm aparatin administrativ dhe ekzekutiv të qeverisë, dobësimin e sovranitetit të Iranit nëpërmjet metodave qytetare, krijimin e “NATO-s kulturore” dhe dobësimin e vlerave fetare të Republikës Islamike të Iranit sidomos të vlerave siç është hixhabi.

Qeveria e Amerikës për realizimin e këtij qëllimi të saj, është përqendruar në gjetjen e faktorëve aleat brenda në Iran dhe investimi te ata. Në realitet qeveria e Amerikës nëpërmjet gjetjes së faktorëve aleat brenda në Iran, ka arritur të depërtojë brenda në Iran dhe të ndjekë programet e saj anti-iraniane. Në këtë kuadër, qeveria e Amerikës pret që pjella e këtij modeli të veprimit të jetë prishja e situatës së brendshme në Iran, gjë të cilën e mbështet fuqishëm Uashingtoni. Në këtë kuadër, qeveria e Amerikës ka mbështetur trazirat dhe komplotin i vitit 2009 dhe trazirat e vitit 2017 dhe ka bërë përpjekje që këto trazira të vazhdojnë në Iran.

Qeveria e Amerikës me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe me kthimin e në fuqi të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit, po vazhdon të ndjekë përballjen e qytetarëve me sistemin shtetëror. Në realitet, një prej dimensioneve të fshehura të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore është intensifikimi i luftës së butë kundër Republikës Islamike të Iranit në 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, për arsye se Donald Trump me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe me kthimin në fuqi të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit, po ndjek shtimin e presionit ekonomik mbi qytetarët, krijimin e pakënaqësive ekonomike, formimin e rebelimeve shoqërore brenda dhe nxitjen e konfliktit të qytetarëve me sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Kjo është për arsye se Trump dhe ekipi i tij synojnë që të induktojnë këtë pretendim se sistemi i Republikës Islamike është i paefektshëm në realizimin e kërkesave qytetare.

Tags