Dhjetor 14, 2019 14:32 CET

Hulumtuesit iranianë në Universitetin Industrial "Amir Kabir" kanë arritur të prodhojnë aparatin për nxitjen e trurit për kurimin e sëmundjes "Parkinson". Ky aparat mundet të përdoret pa kurrfarë pasoja për kurimin e sëmundjeve Parkinson, Alzajmer dhe depresionit dhe mund të ushtrojë ndikim pozitiv për forcimin e memories.

Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore në Iran dhe në botë

Hulumtuesit iranianë në Universitetin Industrial "Amir Kabir" kanë arritur të prodhojnë aparatin për nxitjen e trurit për kurimin e sëmundjes "Parkinson". Ky aparat mundet të përdoret pa kurrfarë pasoja për kurimin e sëmundjeve Parkinson, Alzajmer dhe depresionit dhe mund të ushtrojë ndikim pozitiv për forcimin e memories. Këto hulumtues me bashkëpunimin e shtabit për studime shkencore pran drejtorisë së shkencave dhe teknologjisë në presidencën e Republikës Islamike të Iranit, kanë arritur me sukses të projektojnë dhe prodhojnë aparatin për nxitjen elektronike të trurit. Gjithashtu në prodhimin e këtij aparati në Iran, janë marrë parasysh nevojat e hulumtuesve dhe aparati posedon potencial për kyçje edhe në sisteme kompjuterike.

Dr. James Parkinson në vitin 1817 për herë të parë ka përcaktuar sëmundjen "Paerkinson's Disease" ose e njohur me shkurtesën PD dhe e ka paraqitur atë me titull "Paralizimi i Dridhur" dhe sot kjo sëmundje njihet me emrin "Parkinson". Sëmundja Parkinson është një sëmundje e aparatit nervor qendror e cila më së shumtë vërehet te të moshuarit dhe shkaktohet në kohën kur zona të veçanta të trurit e humbin aftësinë për prodhimin e Dupaminit (transmetuesit nervor).

Në sëmundjen Parkinson zona të veçanta të trurit e humbin aftësinë për prodhimin e Dupaminit (transmetuesit nervor)

Në çdo një vit një person merr këtë sëmundje dhe në bazë të statistikave botërore, vetëm deri në 10% nga 60 persona mbi 100 pacientë të sëmurë me këtë sëmundje janë të moshës nën 55 vjeçare. Aktualisht rreth 4.3 milionë njerëz në botë janë të sëmurë me sëmundjen Parkinson dhe parashikohet që numri i të sëmurëve me këtë sëmundje deri në vitin 2050 do të shkojë në 9 milionë persona.

Dridhja e duarve dhe këmbëve në gjendje të pushuar, ngadalësimi i lëvizjeve të duarve dhe të këmbëve dhe humbja e balancimit, kërrusja e trupit, zhdukja e gjendjes së fytyrës, çrregullimi në gëlltitje, jargavitja e gojës, dobësimi i zërit dhe në fund depresioni dhe nervozizmi i personave janë prej pasojave dhe shenjave të kësaj sëmundje. Shkaqet e shfaqjes së sëmundjes Parkinson nuk janë të njohura në mënyrë të saktë, mirëpo hulumtuesit besojnë se sëmundja Parkinson mund të shkaktohet si rezultat i një komponimi të faktorëve gjenetik dhe faktorëve të ambientit. Në bazë të kësaj, thuhet se gjenet kanë lidhje me shfaqjen e sëmundjes Parkinson, mirëpo në mënyrë të prerë akoma nuk është përcaktuar roli trashëgimisë në shkaktimin e sëmundjes Parkinson.

Disa prej faktorëve të sëmundjes Parkinson janë: dridhja e duarve dhe këmbëve në gjendje të pushuar, ngadalësimi i lëvizjeve të duarve dhe të këmbëve dhe humbja e balancimit, kërrusja e trupit, zhdukja e gjendjes së fytyrës, çrregullimi në gëlltitje etj.

Në bazë të rezultateve të studimeve të cilat janë prezantuar në seminare mjekësore dhe në revista shkencore në vitin 2007, të ndikuarit nga pesticidet, mungesa e acidit folik dhe diabeti i llojit të dytë shtojnë rrezikun e mundshëm për sëmundjen e njerëzve me sëmundjen Parkinson ndërsa konsumimi i yndyrave që nuk ngopin trupin janë prej faktorëve që reduktojnë sëmundjen e mundshme të njeriut me këtë sëmundje. Kurimi fizik, puna kuruese dhe fjalët kuruese, gjithashtu janë prej parimeve të përgjithshme të përkujdesjes për të sëmurët me sëmundjen Parkinson.  

Në fund të muajit nëntor të vitit 2016, Dr. Farzad Tohidkhah, profesor i inxhinierisë mjekësore në Universitetin Industrial "Amir Kabir", ka bërë të ditur projektimin dhe prodhimin e aparatit për nxitjen e trurit për kurimin e sëmundjes Parkinson nga hulumtuesit e Universitetit "Amir Kabir". Sipas këtij profesori, janë prodhuar dy modele të këtij aparati duke respektuar standardet ndërkombëtare të cilët mund të prodhojnë rrymat DC dhe zëvendësuese për kryerjen e projekteve hulumtuese. Rrymat e futura në funksion nga ky aparat janë në masë 2 miliamper dhe gjenerata e dytë e këtij aparati është duke u përgatitur me përqendrim më të madh dhe më të thellë në trurin. Ky aparat më parë është prodhuar në Spanjë, Gjermani dhe Amerikë dhe shpenzimet për prodhimin e këtij aparati në Iran janë një e treta e shpenzimeve të një aparati të tillë të importuar nga jashtë dhe sipas një llogaritje për prodhimin e një aparati të tillë në Iran shpenzohen rreth 5300 dollarë. Aktualisht është prodhuar edhe modeli industrial i këtij aparati është në prag të futjes në tregjet e ndryshme.

Përveç suksesit shkencorë të lartpërmendur, gjatë dy javëve në fund të muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor të vitit 2016, në Iran dhe në botë janë regjistruar edhe suksese të tjera shkencore, teknologjike dhe mjekësor, prandaj në vazhdim të këtij edicioni do t'i prezantojmë ato shkurtimisht.

Hulumtuesit e Universitetit Zanxhan të Iranit kanë arritur të prodhojnë në mënyrë gjysmindustriale lëndën "Blue nano pigment" të "Phthalocyanine" prej bakri me rezistencë përball nxehtësisë së lartë. Nga lënda "Blue nano pigment" mund të fitohen të gjitha ngjyrat në përmasa "nano". Këto ngjyra në Iran importoheshin më shumë nga Gjermania, India dhe Kina etj., dhe ishin në nivel "micro", ndërsa aktualisht Irani ka arritur të prodhojë këto ngjyra në nivelin "nano". Lënda "Blue nano pigment" e cila ka arritur të prodhohet në nivel gjysmindustrial, ka një origjinalitet të lartë dhe mund të përdoret në industrinë e prodhimit të makinave, tekstilit, substancës së shtypjes me dorë, gomave dhe në industritë kimike të ngjyrave për ngjyrosje, prodhimin e substancës dhe ngjyrave të ndryshme. Sasia e dhënies së ngjyrës në modelin e prodhuar në Iran është tre herë më shumë në krahasim me modelin e ngjashëm të importuar nga vendet e tjera, ndërsa mbulimi sipërfaqësor i kësaj lënde "Blue nano pigment", është dyfish më i madh. Kjo lëndë "Blue nano pigment" ka rezistencë të lartë përball të temperaturës së lartë deri në 250 shkallë dhe kjo është në kohën kur ngjyrat e importuara nga jashtë në temperaturën mbi 250 shkallë, tretën prej nxehtësisë.

Prodhimi gjysmindustrial "Phthalocyanine" prej bakri me rezistencë përball nxehtësisë së lartë nga hulumtuesit iranianë

Gjithashtu hulumtuesit kanë arritur të prodhojnë një lloj "nano-castalysis" në përmasa laboratorike që me ndihmën e tij mund të prodhohet medikamenti kundër kancerit të gjirit në kushte të thjeshta dhe me një çmim shumë të përshtatshëm. Një prej arsyeve kryesore të vdekjes së njerëzve pas sëmundjeve të zemrës, sidomos në vendet industriale, është sëmundja e kancerit dhe lloji më i përhapur i kancerit është kanceri i gjirit. Përafërsisht, nga çdo 1 0 femra, një femër e përjeton këtë sëmundje përgjatë jetës së saj. Prandaj, prezantimi dhe prodhimi i kompoinimeve kimike të reja për kurimin e kësaj sëmundje, ka një rëndësi shumë të madhe.  

Hulumtuesit iranian prodhojnë një lloj "nano-castalysis" në përmasa laboratorike (medikamenti kundër kancerit të gjirit)

Gjithashtu për herë të parë në Iran është prodhuar nga hulumtuesit iranianë në sasi të mëdha edhe medikamenti biologjik për kurimin e kancerit të fshikëzës me qëndrueshmëri të lartë. Medikamenti aktual për kurimin e e kancerit të fshikëzës përballet me probleme të ndryshme si qëndrueshmëria e vogël, bartja e vështirë dhe nevoja për mbajtja në temperaturën -20 gradë celsius, mirëpo aktualisht në Iran është prodhuar lloji më i mirë i këtij medikamenti, si dhe janë krijuar rrethanat për prodhimin në sasi të mëdha të medikamentit për kurimin e kancerit të fshikëzës.

Prodhimi medikamentit biologjik për kurimin e kancerit të fshikëzës me qëndrueshmëri të lartë nga hulumtuesit iranianë

Hulumtuesit koreanë gjithashtu gjatë këtij viti duke shfrytëzuar nanotubat e karbonit, grafenin dhe proteinën e nxjerr nga trupi i njeriut, kanë arritur të prodhojnë një gjuhë artificiale e cila ka ndjeshmëri 10 mijë herë më shumë në krahasim me gjuhën natyrore në shijimin e shijeve. Kjo gjuhë e bio-elektronike posedon kapacitetin që të dallojë nga njëra-tjetra dy shijet e ëmbël dhe të njelmët . Kjo karakteristikë është bërë shkak që ky mjet të shfrytëzohet për prodhimin e aparateve më precize dhe mbikëqyrjen më të saktë mbi prodhimin e lëndëve ushqimore.

Me miliona mushkonja të kultivuara në fabrikat hulumtuese për shkatërrimin e mushkonjave mizave transmetuese të sëmundjeve të ndryshme

Në një përpjekje tjetër shkencore, shkencëtarët duke shfrytëzuar me miliona insekte të kultivuara në fabrikat hulumtuese, kanë arritur të bëjnë një hap të madh drejt shkatërrimit të insekteve të transferojnë sëmundjet e ndryshme. Disa objekte të mëdha dhe moderne janë ndërtuar në Brazil në të cilat nuk prodhohet asgjë tjetër, përveç mushkonjave. Natyrisht me një dallim se këto mushkonja janë përpunuar në mënyrë gjenetike me qëllim të shkatërrimit të sëmundjeve epidemike siç është virusi "Zika". Është supozuar se janë prodhuar rreth 60 milionë mushkonja me qëllim që të shënohet një prej veprimeve më historike shkencore të njerëzimit për shkatërrimin e mushkonjave që shkaktojnë sëmundjet e rrezikshme epidemike. Këto mushkonja shkatërrojnë mushkonjat e tjera që bartin virusin e sëmundjeve të rrezikshme si "ethet e verdha" ose "Doengu" me qëllim që të parandalohet përhapja e këtyre epidemive. Mushkonjat e prodhuara në këtë fabrikë çiftëzohen dhe fekondohen me mushkonjat transmetuese të virusit dhe si rezultat i këtij procesi, prodhohen mushkonjat që kanë të meta gjenetike dhe në fund shkatërrohen ato duke mos pasur kurrfarë ndikimi në transmetimin e sëmundjeve. 

Tags