Dhjetor 14, 2019 14:46 CET

Në këtë edicion të programit “Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore”, do të flasim rreth ngjarjeve më të rëndësishme shkencore, teknologjike dhe mjekësore të Iranit dhe botës në nëntor të vitit 2016.

Hap pas hapi me të rejat shkencore, teknologjike dhe mjekësore

Në botën e shkencës dhe teknologjisë për çdo ditë prodhohen ose shpikën vegla dhe mjete të cilat mund të përdoren në mënyrë shumë të dobishme në jetën e përditshme të njerëzve. Në këtë kuadër, së fundi hulumtuesit iranianë kanë projektuar testin e përcaktimit të aromës i cili konsiderohet standardi i parë për vlerësimin e shqisës së nuhatjes së aromës në formë sasiore në Iran. Testi i përcaktimit të shqisës së nuhatjes së aromës është projektuar në formën e një testi të thjeshtë dhe tregon nëse individi ka probleme apo nuk ka probleme me këtë shqisë.

Projektimi i testit për përcaktimin e shqisës së nuhatjes së aromës

Këto lloje të testeve përdoren për përcaktimin e problemeve në nuhatjen e aromave si pasojë e ndotjes së ajrit. Gjithashtu parashikohet se edhe sëmundjet e nervave qendrore si Parkinson dhe Alzajmer, përcaktimi i shtirjes së individit se ka humbur shqisën e nuhatjes së aromës në mjekësinë ligjore si dhe studimi i pengesave dhe problemeve të zhvillimit te fëmijëve si Autizmi dhe aktiviteti jashtë mase dhe mungesa e përqendrimit; janë prej rasteve të tjera në të cilat mund të përdoret ky test. Përveç kësaj, edhe vlerësimi i veprimit të shqisës së nuhatjes dhe përcaktimit të problemeve në nuhatjen e aromës në klinika dhe qendra shëndetësore dhe hulumtuese dhe në vlerësimin e individëve për aftësitë e punës, janë prej funksioneve të testit për përcaktimin e shqisës së nuhatjes. Hulumtuesit e këtij projekti synojnë që për të ofruar më shumë shërbime dhe cilësi më të mirë të tyre për njerëzit, këto teste t’i përdorin në klinikën e vlerësimit të shqisës së nuhatjes në dy spitale.  

Në vazhdim të punës së shkencëtarëve iranianë, hulumtuesit e Qendrës Hulumtuese “Rojan” të Iranit, gjithashtu kanë identifikuar një lloj të proteinës që ndikon në infertilitetin e personave. Në bazë të këtij hulumtimi, niveli i lartë i proteinave është një prej shkaqeve të infertilitetit te femrave që janë të prekura me sindromen vezore Perk (PCO) dhe kjo e ulë mundësinë për pranimin e embrionit në pjesën e brendshme të mitrës. Rezultatet e këtij hulumtimi që janë publikuar në revistën “Research in Medical Sciences”, tregojnë se një lloj i proteinave i njohur me emrin A1 (ApolipoproteinA1 ) ekziston në masë të konsiderueshme më shumë te femrat e prekura me sëmundjen PCO në krahasim me femrat që nuk kanë probleme të sëmundjes PCO. Nga ana tjetër, gjithashtu te femrat e shëndosha niveli i këtij lloji të proteinave është i ndryshëm gjatë ditëve të ndryshme të periudhës seksuale dhe në një kohë të kësaj periudhe kur mitra është e gatshme për pranimin e embrionit, niveli i këtyre proteinave është në sasinë më të vogël të mundshme. Me studimet me të gjera për të gjetur një rrugë për të kontrolluar nivelin e këtyre proteinave, do të krijohet mundësia për të ngadhënjyer ndaj infertilitetit te femrat.

Identifikimi i llojit të proteinave që ndikojnë në infertilitetin e femrave nga ana e hulumtuesve iranian

Gjithashtu së fundi hulumtuesit e Universitetit Michigan kanë zbuluar një proteinë e cila ndihmën zgjerimin dhe shtimin e qelizave kancerioze në vezoren e femrave. Duke shfrytëzuar një faktor të medikamentit antibody të ri, ky lloj i proteinës mund të mbyllet, zhvillimi i kancerit mund të zvogëlohet dhe mund të ndërpritet metastaza. Hulumtuesit besojnë se ky zbulim do të rezultojë me kurimin ose parandalimin apo edhe kufizimin e kancerit në vezoren e femrave që përballen me një rrezik të tillë.

Zbulimi i ri i hulumtuesve për parandalimin e kancerit në vezoren e femrave

Në universitetin e Semnanit në Iran, një prej hulumtuesve të këtij universiteti iranian duke përdorur Nanotubat e karbonit, ka arritur të prodhojë një nanokompozit polimerike e cila posedon karakteristikë për mbajtjen e memories dhe pas ndryshimit të formës, kthehet përsëri në formën e saj të parë. Ky nanokompozit polimerik ka përdorim të madh në industrinë e prodhimit të makinave dhe në industrinë ajrore-hapësinore. Lëndët që kanë memorie, janë një grup i lëndëve të cilat nëse do t’i ngrohim deri në një temperaturë të veçantë, ato posedojnë kapacitetin për t’u rikthyer përsëri në formën e vetë të parë. Një prej problemeve në industrinë e prodhimit të makinave, është thyerja e mburojës së makinës ose ndryshimi i ngjyrës së saj pas një aksidenti. Në një aksident që shkakton thyerjen e mburojës, nevojitet ndërrimi tërësisht i pjesës përkatëse gjithashtu në rast se lakimi i mburojës është i madh, kthimi i saj në formën e parë shkakton ndryshimin e formës së parë. Mirëpo duke përdorur këtë komponim, me ngrohjen e lëndës, mburoja e makinës që ka pësuar aksident kthehet në formën e vetë të mëparshme dhe nuk ekziston nevoja për ndërrimin e asaj pjese.

Hulumtuesit e Universitetit Azad të Iranit në hulumtimet laboratorike të tyre, kanë prodhuar disa modele të basmës së pambukut e cila ka disa karakteristika të ndryshme duke përfshirë mbrojtjen përball rrezatimit të rrezeve UV, vetëpastrimin, rezistencës në përballje me flakët, antibakteriale, mbrojtjen përball ujit dhe naftës, si dhe posedon dirigjim elektrik. Duke marrë parasysh konsumimin e madh të pambukut dhe të qenit johelmues të grimcave të oksidit zirkonium, ky produkt mund të përdoret në spitale, në tekstil si dhe në vendet në të cilat ekziston mundësi për shpërthimin e zjarrit. Në këtë hulumtim duke përdorur një metodë të thjeshtë, është prodhuar një lloj i basmës së pambukut me karakteristikë dhe cilësi të lartë dhe me një stabilitet të pastrimit të mirë.

Hulumtuesit iranian prodhojnë basmën e pambukut që vetëpastrohet

Hulumtuesit e Qendrës për Hulumtime Kimike dhe Inxhinierisë së Kimisë në Iran gjithashtu gjatë javëve të fundit kanë arritur të prodhojnë dhe autoktonizojnë një lëndë efikase të medikamentit kundër kancerit me emrin “Carboplatin”. Qëllimi i zbatimit të këtij projekti është arritja në shkencën teknologjike dhe reduktimi i shpenzimeve për kurimi kimik për personat me sëmundje kancerioze. Carboplatin është një medikament “Antineoplastics” i cili përdoret për kurimin e një kategori të gjerë të sëmundjeve kancerioze si për shembull sëmundja Caricinoma e gjirit, mitrës, fshikëzës, mushkërive, kokës dhe qafës. Carboplatin është një familje e medikamenteve kundër sëmundjeve kancerioze të quajtura komponimet me përmbajtje të plutoniumit që ngadalëson ndarjen dhe zhvillimin e qelizave “Malignancy” dhe përdoret për kurimin e sëmundjeve kancerioze Malignancy.

Deri më tani ishin shumë të rrallë vendet të cilët posedonin shkencën teknologjike për prodhimin e këtij medikamenti dhe një sasi prej 5 deri 8 kilogram të medikamenteve kundër sëmundjeve kancerioze gjatë një viti importoheshin në Iran në formë të masave 50 gramësh. Këto hulumtues në fazën punës testuese laboratorike kanë arritur të prodhojnë këtë medikament me një të tretën e shpenzimeve të modeleve të ngjashme që importohen nga jashtë, ndërsa pas prodhimit në nivel tregtar dhe me shumicë, shpenzimet për prodhimin e këtij medikamenti në formën përfundimtare do reduktohen edhe më shumë se kaq.  

Hulumtuesit iranian prodhojnë një lëndë efikase farmaceutike për kurimin e sëmundjeve kancerioze.

Tags