Shkurt 24, 2023 08:33 Europe/Tirane
  • Grevë e përgjithshme e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist

Organizata Palestineze për Çështjet e të Burgosurve njoftoi se palestinezët e burgosur nga regjimi sionist sot pas namazit të së premtes do të hyjnë në një grevë mbarëkombëtare.

Organizata Palestineze për Çështjet e të Burgosurve dhe të të Liruarve dhe Qendra Al-Asir njoftuan:   Komiteti Suprem i Lëvizjes Al-Asir ka vendosur të organizojë një grevë pas namazit të xhumasë. Ky veprim zhvillohet në përgjigje të ftesës së grupeve palestineze për të dënuar krimet e sionistëve. Ndërkohë në burgjet sioniste vazhdon kryengritja e të burgosurve palestinezë në shenjë proteste kundër vendimeve të ministrit të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, Itmar Bin Gvir, i cili u hoqi atyre të drejtat më të thjeshta. “Abdul Latif al-Kanoo” zëdhënësi i Hamasit deklaroi se shtypja dhe privimi i të burgosurve nga të drejtat më të thjeshta të njeriut, do të rezultojë vetëm me vazhdimin e luftës së tyre dhe shtoi se Hamasi shpreh solidaritetin e plotë me këtë luftë heroike të të burgosurve. Sipas Organizatës së të Burgosurve dhe Personave të Liruar Palestinez, aktualisht në burgjet sioniste janë 4780 palestinezë të burgosur, nga të cilët 160 janë fëmijë dhe 29 janë gra.

Tags