Tetor 13, 2022 19:50 Europe/Tirane
  • Strategjitë e unitetit në jetën dhe veprën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. (Java e Unitetit-4)

Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. me metoda të ndryshme ka mënjanuar pengesat në rrugën e unitetit, pengesa të tilla si diskriminimin racor, ambiciet për superioritet dhe fanatizmin etnik dhe fisnor dhe në këtë mënyrë e ka vendosur unitetin në shoqëri me kuptimin e tij të përgjithshëm.

Çdo vit, në ditët e përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., me shpresën dhe aspiratën e një dite në të cilën do të vendoset uniteti mes shoqërive islame, në Iran dhe botën islame festohet Java e Unitetit Islam. Qëllimi i reformatorëve myslimanë është konvergjenca dhe integrimi i myslimanëve në mbarë botën. Sepse krijuesi i universit i ka krijuar njerëzit të bashkuar dhe të barabartë. Në këtë drejtim, ajo që mund t'i ndihmojë myslimanët më shumë se çdo gjë tjetër në arritjen e Unitetit Islam është ndjekja e rrugës dhe karakterit të të Dërguarit të Zotit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., i cili si një diell i ndritshëm, u dha jetë dhe dritë shpirtrave dhe zemrave të miliona myslimanëve deri në atë masë saqë zemrat e mbushura me plotë urrejtje, hipokrizi dhe armiqësi, i bëri të afërta dhe të bashkuara rreth besimit në një Zot. E gjithë historia e Islamit është e mbushur me dëshmi që tregojnë rolin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në parandalimin e përçarjeve dhe ndarjeve mes radhëve të besimtarët myslimanëve dhe në përdorimin e faktorit të unitetit të myslimanëve. Madhështi dhe fuqia e çdo kombi qëndron në unitetin dhe solidaritetin e anëtarëve të atij kombi. Që nga ajo kohë kur personaliteti i madh i profetit të nderuar të Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. u bë pikëtakim i emocioneve të njerëzve dhe u bë epiqendra e bashkimit të shoqërisë islame, ai e bëri të pavdekshme fjalën e bukur UNITET në mbarë botën. Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. me metoda të ndryshme ka mënjanuar pengesat në rrugën e unitetit, pengesa të tilla si diskriminimin racor, ambiciet për superioritet dhe fanatizmin etnik dhe fisnor dhe në këtë mënyrë e ka vendosur unitetin në shoqëri me kuptimin e tij të përgjithshëm.

Në dritën e unitetit dhe solidaritetit, besimtarët myslimanë brenda një periudhe të shkurt arritën ta prezantojnë fenë e pastër Islame te popujt e vendeve të ndryshme. Në këtë mënyrë, ata themeluan një nga qytetërimet më të mëdha njerëzore të bazuar në besimin në njëshmërinë e Zotit, në mendimin e pastër islam, në paqen dhe miqësinë mes njerëzve. Studimi i historisë së hershme të Islamit tregon se Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ndoqi rrugët praktike të unitetit dhe i shndërroi besimtarët myslimanë në një komb të unifikuar në fushat kulturore, politike dhe shoqërore. Krijimi i unitetit dhe largimi i urrejtjes nga zemrat, lidhja e besës së vëllazërisë midis kombeve, inkurajimi për të mësuar dhe përvetësuar njohurit i diturisë së gjithanshme dhe më e rëndësishmja, bashkimi i njerëzve rreth besimit në një Zot, Kur'anit dhe Profetit Muhamed s.a.v.s., ishin prej strategjive më të rëndësishme për të krijuar unitetin mes myslimanëve. Myslimanët e kanë pranuar gjithmonë këtë thënie të Profetit Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Besimtari për besimtarin tjetër është si ndërtesa që një pjesë e asaj ndërtese e forcon pjesën tjetër të ndërtesës. O myslimanë, mos u ndani nga njëri-tjetri, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e keni zili njëri-tjetrin, por bëhuni vëllezër dhe aleatë të njëri-tjetrit”.

Shpërngulja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nga Meka në qytetin e Medinës konsiderohet një kthesë e madhe në historinë e Islamit. Me ardhjen e Profetit Muhamed s.a.v.s. në Medine dhe me vendosjen e tij në këtë qytet, në atë shoqëri të sapolindur ndodhën ndryshime dhe transformime të rëndësishme. Feja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., kishte plane dhe synime të larta për të përmirësuar nivelin intelektual dhe kulturor të njerëzve. Këto programe kishin nevojë për struktura të unifikuara dhe për një rregullore ekzekutive për t'u zbatuar. Nëse nuk do të ishte mençuria, maturia dhe zgjuarsia e Hazretit Muhamed s.a.v.s., ndoshta sistemi shtetëror islam i Hazretit Muhamed s.a.v.s. nuk do të ishte realizuar në mënyrën e dëshiruar. Një nga pengesat më të mëdha në rrugën e Profetit Muhamed s.a.v.s. ishte mungesa e një strukture koherente në shoqërinë e asaj kohe. Çdo fis dhe klan në atë kohë kishte rregullat dhe zakonet e veta dhe ekzistonin shumë kontradikta dhe mosmarrëveshje midis fiseve. Në një situatë të tillë, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. me një taktikë të llogaritur shumë mirë, paraqiti "ligjin myslimani është vëlla i myslimanit". Duke krijuar një unitet shoqëror, ai theu kufijtë fisnorë dhe etnikë. Ky plan i Profetit Muhamed s.a.v.s. ushtroi ndikim shumë të madh në shoqërinë e asaj kohe.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. me një besëlidhje të përgjithshme dhe kolektive mes banorëve të Medinës, e përhapi aromën e miqësisë dhe solidaritetit në atmosferën e shoqërisë islame të asaj kohe. Fjalët e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. si nektar i ëmbël u vendosen mbi shpirtrat e njerëzve. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: “Bashkimi është mëshirë dhe ndarja është ndëshkim”. Krijimi i unitetit politik dhe shoqëror përmes lidhjes së marrëveshjeve ishte një nga veprimet më të rëndësishme të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. për organizimin dhe rregullimin e shoqërinë së përçarë të asaj kohe. Në Marrëveshjen e Akabes, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. u tha grupeve të ndryshme: "Zgjidhni dymbëdhjetë përfaqësues nga mesi juaj, në mënyrë që ata të jenë përgjegjës dhe të vëzhgojnë atë që po ndodh midis fiseve tuaja". Veprimet konstruktive të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i kënaqën njerëzit aq shumë, saqë kur përfaqësuesit e atyre fiseve e panë atë pranë Akabesë dhe i dëgjuan fjalët e tij, thanë: “Shpresojmë që Zoti të bëjë ty faktor për pajtimin dhe bashkimin e popullit tonë!”.

Një ditë, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i tha njërit prej shokëve të tij: "O Ebu Ejub, po të njoftoj ty për një bamirësi të cilën e do Zoti dhe i Dërguari i Tij?" Ai tha: “Po o i Dërguar i Zotit”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Vendosja e pajtimit dhe miqësisë ndërmjet njerëzve dhe përpjekjet për të reformuar...”. Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjitha ka thënë: “Shpërblimi i atij që përpiqet të vendos paqen mes njerëzve është i barabartë me shpërblimin e atij që lufton në rrugën e Zotit”.

Me urdhër të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. u shkatërrua xhamia “Darar”, e cila ishte ndërtuar nga një grup hipokritësh për të krijuar armiqësi dhe përçarje mes besimtarëve myslimanë. Ky veprim ishte për të parandaluar krijimin e përçarjes dhe ndarjes politike në shoqëri që të mos dëmtohet harmonia kolektive. Edhe në këshillat e tij të fundit, Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. paralajmëron Umetin Islam dhe thotë: “O njerëz, më dëgjoni mua. Nuk e di, ndoshta nuk do t'iu shoh këtu pas kësaj, dëmtimi i jetës së njerëzve, gjakut dhe pasurisë tuaj janë të ndaluara për njëri-tjetrin. Dijeni se çdo mysliman është vëlla i myslimanit tjetër dhe besimtarët myslimanë janë vëllezër me njëri-tjetrin”.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në rrugën e vendosjes së unitetit të Umetit Islam, hodhi poshtë dhe ndaloi racizmin, etnicizmin dhe diskriminimet e padrejta. Thirrja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. për besim në një Zot dhe për vendosjen e barazisë hodhi poshtë dhe anuloi vlerat e periudhës së injorancës dhe diskriminimet e padrejta dhe krijoi rrethanat që njerëzit nga fiset dhe racat e ndryshme t’i bashkohen fesë së re. Respektimi i barazisë dhe drejtësisë nga ana e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ishte një strategji shumë efikase në forcimin e Unitetit Islam. Respektimi i barazisë dhe drejtësisë nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte një mënyrë shumë efektive për të konsoliduar unitetin islam. Ai emëroi komandant të ushtrisë islame njerëz si Zejd bin Haritha, e caktoi myezin të veçantë Bilal Habashiun, i cili ishte me ngjyrë dhe e nderoi Selman Farisiun nga Irani. Në këtë mënyrë ai i luftoi diskriminimet dhe privilegjet e gabuara shoqërore dhe gradualisht i zëvendësoi ato me vlera të reja. Në këtë drejtim, analistët i kanë konsideruar ndërveprimet karakteristike të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. si një nga faktorët më të rëndësishëm për unifikimin e Umetit Islam, veprime të cilat kanë çuar në shuarjen e mosmarrëveshjeve dhe në tërheqjen e njerëzve të pastër.

Sipas mësimeve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., myslimanët e botës, pavarësisht dallimeve që kanë në kulturën dhe zakonet e tyre kombëtare dhe lokale, ata kanë unitet në parimet dhe bazën e tyre intelektuale. Prandaj, shpërndarja gjeografike e myslimanëve nuk mund të konsiderohet si pengesë për unitetin e tyre. Kjo është për arsye se të përbashkëtat e tyre intelektuale dhe bindjet e tyre të përbashkëta janë aq të thella dhe të rrënjosura saqë mund t'i bashkojnë ata në çdo kohë, pavarësisht se janë të shpërndarë në aspektin gjeografik. Nga ana tjetër, faktori kryesor i unitetit dhe bashkimit është besimi dhe mendimi i përbashkët.

Uniteti është thelbi dhe qëndrueshmëria e ekzistencës dhe profetët u ngarkuan me mision që të vendosin këtë unitet në shoqërinë njerëzore. Duke iu referuar ajeteve të Kur’anit të shenjtë, Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ftoi shoqëritë islame që të kapen pas litarit të fortë të Zotit nën hijen e manifestimit të robërisë pranë Zotit të madhëruar. Në dritën e ndjekjes së këshillave të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., edhe besimtarët myslimanë për një periudhë disa shekullore u bënë prijës të shkencës, qytetërimit dhe përparimit njerëzor. Në fakt, ekzistenca e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. ka qenë burim i jetës dhe unitetit të myslimanëve në periudha të ndryshme të historisë. Edhe sot ky personalitet i madh është qendra e emocioneve dhe forca lëvizëse e unitetit mes të gjithë besimtarëve myslimanë të botës. Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe mbi familjen e tij të nderuar.

 

Tags