May 09, 2021 20:06 Europe/Tirane
  • Zarif: Fuqia dhe autoriteti i Dëshmorit Soleimani është burimi i arritjeve diplomatike

Ministri i Jashtëm iranian e konsideroi fuqinë dhe autoritetin në terren të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe të Martir Kasem Soleimanit si burimin e arritjeve të vlefshme diplomatike në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Muhamed Xhavad Zarif, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, sot të Dielën, në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian, parashtroi historinë e bashkëpunimit të tij të ngushtë prej dy dekadash me Gjeneralin Kasem Soleimani. Ministri i Jashtëm iranian iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit në lidhje me intervistën audio që u botua në mënyrë tendencioze nga mediat e huaja. Duke folur mbi mbështetjen e Gjeneralit dëshmor Kasem Soleimani dhe aktivitetet e çmuara të Gardës Revolucionare dhe të Forcës Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Zarif konsideroi forcën dhe autoritetin në terren të IRGC dhe të dëshmorit Soleimani si burimin e arritjeve të vlefshme diplomatike të Iranit në rajon. Ministri i Jashtëm iranian udhëzimet e zgjuara të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në momente kritike dhe vendimtare, i konsideroi ndriçuese dhe udhërrëfyese, dhe theksoi nevojën për të zbatuar të gjitha direktivat e tij në të gjitha shtyllat e sistemit, përfshirë aparatin e politikës së jashtme. Ministri i Jashtëm iranian mori pjesë në një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe për të shpjeguar statusin e fundit të bisedimeve të Vjenës.

 

Tags