Qershor 13, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Gënjeshtra e madhe nga CNN dhe Frida Ghitis
    Gënjeshtra e madhe nga CNN dhe Frida Ghitis

Pars Today- Frida Ghitis, një shkrimtare dhe gazetare amerikane, në një shënim në stilin e propagandës amerikane, diskutoi martirizimin e presidentit popullor iranian, Dr. Raisi dhe siç ja kishte këkruar punëdhënësi i saj, ajo në fjalët e saj futi gënjeshtra amerikane me qëllim promovimin e Iranofobisë.

Sigurisht, lexuesi i informuar e di se Iranfobia nga ana e mediave amerikane është diçka krejtësisht e natyrshme. Irani është armiku më serioz i hegjemonisë dhe luftënxitjeve të SHBA-së dhe Izraelit, veçanërisht në Azinë Perëndimore.

Në fillim të fjalës së tij, Ghitis e konsideroi Republikën Islamike si një qeveri që me mizori në rritje kontrollon shoqërinë iraniane dhe Dr. Raisi u nënçmua nga shoqëria iraniane pas rrëzimit të helikopterit të tij. Për këtë pjesë duhet përdorur shprehja paturpësi dhe verbëri amerikane. Mjafton të shikojmë vëllimin e sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit gjatë këtyre 45 viteve pas rënies së regjimit mbretëror Pahlavi që sundoi Iranin, i cili ishte në linjë me SHBA-në, sanksione që kanë qenë të precedent në botë. Në luftën 8-vjeçare që Amerika filloi kundër Iranit duke mbështetur Sadamin e irakut. Sipas mendimit tuaj, një vend nën një presion të tillë mund të mbijetojë pa mbështetjen e popullit të vet. Madje, mjafton të shikosh ceremonitë e zisë në të gjithë Iranin ku vajtohet për humbjen e dëshmorit Sulejmani, komandantit të IRGC-së dhe Dr. Raisi, për të kuptuar se sa njerëzit i donin këta njerëz popullor.

Një foto e varrimit të trupit të shenjtë të dëshmor Sulejmani
Një foto e ceremonisë së varrimit të presidentit martir të Iranit në Mashhad


Ose videot ku tregohet mirëpritja për liderin e Revolucionit Islamik të Iranit në provinca të ndryshme.

Një fotografi e banorëve të Shirazit duke mirëpritur Imam Khamenei

Në fakt, teknika e Frida Ghitis është një gënjeshtër e madhe dhe përsëritja e gënjeshtrës për të krijuar besueshmëri. Ghitis as që pret që lexuesi i shënimit të saj të kërkojë në internet dhe thotë se iranianët në hapësirën kibernetike janë të lumtur për vdekjen e Raisi. Kjo është një gënjeshtër e habitshme në një kohë kur në Iran, dy hashtag "Martiri i Republikës" dhe "Shërbyesi i al-Reza" si pseudonime për Dr. Raisi, u bënë trend në Iran pas vdekjes së tij.

Një fotografi e pritjes që banorët e Tabrizit i bënë dëshmorit Raisi (18 Khordad 1402)


Pasi përdor teknikën e gënjeshtrës së madhe, Ghitis kthehet në fantazi dhe thotë se së shpejti do të fillojë një luftë për pushtet në Iran dhe një luftë e ashpër e brendshme. Kjo është një dëshirë amerikane e shprehur që pas Revolucionit Islamik iranian. Që nga ajo kohë ata disa herë janë munduar të fillojnë një luftë separatiste dhe sektare në Iran, por asgjë serioze nuk ndodhi. Arsyeja ishte se ata nuk e njihnin komunitetin mysliman të Iranit. Një shoqëri me një histori të lartë qytetëruese, të cilët, pavarësisht larmisë në mendime, janë shumë dashamirës dhe të bashkuar në çështjet kombëtare.

Një fotografi e festës së Kurban Bajramit në Ghadir Khum, e titulluar "Festa 10 kilometërshe e Ghadirit " në vitin 2023 në Teheran


Kjo dëshirë është e ngjashme me dëshirën e Netanyahut. Duket se Ghitis e gjorë i ka shkruar këto fjali në shënimin e saj me urdhër të Netanyahut. Në artikullin e saj, natyrisht, ajo përmendi edhe regjimin izraelit dhe bëri të duket sikur palestinezët ishin ata që emigruan në Palestinë dhe ua morën tokën këtyre emigrantëve hebrenj nga Evropa dhe pjesë të tjera të botës. Ajo beson se Hamasi nuk është Palestinë. Kjo, natyrisht, tregon thelbin e rritjes në familjen e kolonialistëve që besojnë se kombet joperëndimore nuk duhet të kenë të drejtën të kenë një forcë mbrojtëse dhe një forcë rezistence kundër kolonialistëve dhe agresorëve. Pikërisht siç e kanë kërkuar këtë për Japoninë, Korenë, Vietnamin, Irakun, Libinë etj. Ajo ka akuzuar Iranin për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë. Një pretendim që Irani e ka mohuar plotësisht dhe Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nuk ka ofruar asnjë dokument apo fakt dhe mbështet vetëm tek prania e teknologjisë së dronëve të Iranit. Kjo shkrimtare dhe gazetare në dukje profesioniste e kalon shumë shpejt pluralitetin e pikëpamjeve midis politikanëve iranianë, në mënyrë që lexuesi të mos e vërë re këtë veçori të rëndësishme, tërheqëse dhe demokratike në politikën iraniane. Për të kuptuar pikëpamjet politike kontradiktore dhe të ndryshme në Iran, mjafton të shikojmë tendencën e presidentëve të dekadave të kaluara. P. sh. z. Rafsanjani ishte një president progresist nga viti 1368 deri në 1376. Z. Khatami nga viti 1376 deri në 1384ishte një president reformist dhe shumë i prirur për të bashkëvepruar me Perëndimin. Dr. Ahmadinezhad, një president konservator nga 1384 në 1392. Dr. Rouhani, një president i dalë nga koalicioni i reformistëve dhe i prirur për të bashkëvepruar me Perëndimin nga viti 1392 deri në 1400. Dr. Raisi nga viti 1400 deri në vitin 1403, një president i afërt me konservatorët, ishte i prirur në balancimin e marrëdhënieve me Lindjen dhe Perëndimin. Zonja Ghitis, siç flet në mediat propaganduese të Izraelit kundër Iranit, e konsideron presidentin Raisi si një person që urdhëroi vrasjen e një numri rebelësh në fillim të revolucionit iranian. Këtu ajo thotë tre gënjeshtra të mëdha: Së pari, vendimet e gjyqësorit iranian lidhur me terroristët e armatosur në fillim të revolucionit, të cilët vranë rreth 17,000 qytetarë iranianë në total, ku shumica e tyre ishin gra dhe fëmijë, ia atribuon Raisit. Së dyti, nuk thotë se çfarë ata (terroristët) i bënë popullit të Iranit. Së treti, nuk thotë se shumica prej tyre nuk u ekzekutuan por u falën dhe u liruan pasi u penduan. Frida Ghitis, e cila është e lumtur që audienca e CNN nuk është kërkuese e së vërtetës dhe ndoshta do të pranojë çfarëdo që t'i thonë, vazhdon shpifjet e saj pa dhënë dokumente dhe fakte dhe thotë se në Iran ka gjithmonë protesta dhe represion të vazhdueshëm. Duket se ajo flet më shumë për Amerikën, Izraelin dhe Francën sesa Iranin. Është interesante se fakti i dhënë prej saj është se Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar një president për rolin e tij në "represionin e brendshëm dhe të jashtëm". Të njëjtat Shtetet e Bashkuara që mbështesin Netanyahun dhe sipas Trump, krijuan ISIS-in. E njëjta Amerikë që vrau më shumë se një milion njerëz në Irak. E njëjta Amerikë që vrau gjeneralin iranian që luftonte ISIS-in, pikërisht gjeneral Sulejmanin. Amerika, vrasësi i popullit të Vietnamit, Japonisë, Kamboxhias, Libisë, Sirisë etj. Gënjeshtra e saj e fundit është një gënjeshtër për trazirat brutale por me sloganin e zbukuruar “Grua, Jetë, Liri”. Një trazirë e krijuar me mbështetjen e Izraelit, qëllimi i të cilit ishte të krijonte përçarje etnike dhe luftë civile në Iran. Trazirë që Irani dhe institucionet e tij të sigurisë e përshkruan si një luftë komplekse asimetrike pasi në atë periudhë në mesin e protestuesve në rrugë u zbulua sasia më e madhe e armëve kontrabandë në historinë e Republikës Islamike.

Tags