Dhjetor 26, 2023 08:34 Europe/Tirane
  • Reagimi i Hezbollahut të Libanit dhe Lëvizjes Al-Nujaba të Irakut ndaj martirizimit të dëshmor Razit nga Izraeli

Në një deklaratë të hënën Hezbollahu i Libanit shprehu ngushëllimet e tij për martirizimin e gjeneral Sejed Razi Mousavi, i cili u martirizua në sulmin e regjimit sionist në rajonin Zeinabijeh të Sirisë.

Sipas IRNA, në deklaratën e Hezbollahut libanez thuhet: Dëshmori Sejed Razi Mousavi ishte një nga vëllezërit më të mirë që punoi për dekada në mbështetje të rezistencës islame të Libanit dhe në luftë dhe xhihad ishte bashkë me gjeneralin martir Haxh Kasem Sulejmani. Hezbollahu i Libanit theksoi se ky krim i shtohet rekordit të krimeve të tjera sioniste dhe kjo çështje konsiderohet shkelje e hapur, e paturpshme dhe kapërcim i të gjitha kufijve. Në fund deklaratës për martirizimin e këtij gjenerali, Hezbollahu i Libanit i shprehu ngushëllimet e tij liderit suprem të revolucionit Ajetullah Sejed Ali Khamenei, komandantit të Gardës Revolucionare, familjes së tij dhe mbarë kombit të Iranit. Në reagim ndaj vrasjes së dëshmorit Sejed Razi Mousavi, Lëvizja e Rezistencës Islamike irakiane Al-Nujaba në një deklaratë njoftoi: I shprehim ngushëllimet tona të gjithë vëllezërve të rezistencës për humbjen e njërit prej yjeve që mbrojti të vërtetën dhe dëboi të keqen e terrorizmit nga faltorja e Hazretit Zejnab. Në këtë deklaratë thuhet:  Theksojmë se ky gjak i pastër është rruga jonë drejt lirisë dhe shpëtimit përfundimtar nga pushtimi rebel.

Tags