Shkurt 17, 2024 08:04 Europe/Tirane
  • Irani është në rrugën për t'u kthyer një qendër e turizmit shëndetësor

Të përbashkëtat kulturore, kostot e arsyeshme të kurimi dhe fqinjësia bënë që vitin e kaluar qindra mijëra turistë shëndetësorë nga vendet e rajonit të udhëtonin në Iran.

Në përfundim të Ekspozitës së 17-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Industrive të Përafërta në Teheran, u njoftua se vitin e kaluar, rreth një milion e 200 mijë turistë shëndetësorë nga vende të ndryshme udhëtuan drejt Iranit për shkak të ngjashmërive kulturore dhe kostove të arsyeshme. Sipas Bahram Ainullahi, ministër i Shëndetësisë dhe Arsimit Mjekësor i Iranit, udhëtimi i këtij numri turistësh shëndetësor nga vende të ndryshme, veçanërisht nga rajoni, ka bërë që Irani të fitojë më shumë se një miliard dollarë. Qytetarët e vendeve të Irakut, Afganistanit, Pakistanit, Omanit, Bahrejnit, Armenisë, Taxhikistanit dhe vendeve në brigjet jugore të Gjirit Persik kanë bërë më së shumti vizita në Iran për turizmin shëndetësor. Sipas raportit të Organizatës së Trashëgimisë Kulturore, Artizanatit dhe Turizmit të Iranit, 20% e të gjithë turistëve që vijnë në Iran udhëtojnë me qëllim të kurimit të sëmundjeve dhe shërbimeve shëndetësore dhe pritet që si rezultat i përpjekjeve të të zyrtarë sektorit të turizmit shëndetësor, Irani të dëshmojë rritje mbresëlënës në vitet e ardhshme.  Në lidhje me këtë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Seyed Ebrahim Raisi, në një takim me Zorab Pololikashvili, Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit në Teheran, tha se Organizata Botërore e Turizmit duhet të dijë më shumë për Iranin dhe kapacitetet kulturore e qytetëruese dhe atraksionet turistike dhe ajo në prezantimin e këtyre kapaciteteve tek vendet e tjera do të luaj një rol më të rëndësishëm. Në këtë takim, Zorab Pololikashvili mbajtjen e samitit ndërkombëtar të turizmit e cilësoi si një tregues të rëndësisë dhe vëmendjes së qeverisë iraniane ndaj çështjes së turizmit dhe tha se Republika Islamike ka kapacitete shumë të mira në fushën e turizmit, veçanërisht të turizmit shëndetësor, dhe veprimi i qeverisë iraniane për anulimin e vizave me dhjetëra vende të botës është një hap shumë i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në Iran. Përparimi i Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik në fusha të ndryshme shkencore duke përfshirë shkencat mjekësore, është në një kohë kur para Revolucionit Islamik, shumë studiues nga Filipinet, Indonezia, Pakistani dhe India ushtronin profesionin e mjekësisë në Iran, ndërsa tani mijëra studentë të mjekësisë nga këto vende janë duke studiuar në Iran.  Sipas raportit të zëvendës ministrit të Arsimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Trajtimit dhe Edukimit Mjekësor të Iranit, më shumë se 8 mijë studentë të mjekësisë nga 60 vende po studiojnë shkencat mjekësore në Iran.  Lëvizja e shpejtë e Iranit në rrugën e njohjes dhe zhvillimit të qendrave mjekësore drejt pajisjeve të avancuara të shërbimit dhe konkurrenca e Iranit për sa i përket kostove të shërbimit mjekësor në krahasim me vendet e tjera mund të konsiderohen si arsyet kryesore të interesimit të vendeve të rajonit, veçanërisht turistëve shëndetësorë në sektorin shëndetësor të Iranit.  Në sferën e brendshme, me ngritjen e 1444 kompanive të bazuara në njohuri, 85 qendrave kërkimore dhe 50 qendrave super të specializuara për transplantin e zemrës dhe veshkave, si dhe me zbatimin e planit të shëndetit familjar me synimin për të mbuluar të gjithë shoqërinë prej 85 milionë banorësh në Iran, është një nga masat e vlefshme që janë arritur vitet e fundit. Për këtë arsye, cilësia e lartë e Iranit dhe standardet ndërkombëtare mjekësore kanë tërhequr vëmendjen e vendeve të tjera dhe turizmi mjekësor mund të krijohet si një platformë tërheqëse në fushën e turizmit shëndetësor, sepse kjo industri është e rëndësishme dhe konkurruese dhe mund të përmirësojë pozicionin e Iranit në rajon dhe në botë, duke e kthyer atë në një qendër të turizmit shëndetësor në rajon.

Tags