Mars 01, 2024 08:26 Europe/Tirane
  • Iran: Fillojnë zgjedhjet e mandatit të 12-të të Asamblesë Islame (Parlamentit) dhe mandatit të 6-të të Asamblesë së Ekspertëve të Udhëheqjes

Zgjedhjet e mandatit të 12-të të Asamblesë Islame (Parlamentit) dhe mandatit të 6-të të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes në Iran kanë filluar në orën 8 të mëngjesit të sotëm në këtë vend.

Mëngjesin e sotëm, Ajatollah Khamenei hodhi votën e tij në kutinë e lëvizshme 110 në Huseinijen "Imam Khomeini" gjatë minutave të para të procesit të votimit për mandatin e 12-të të Asamblesë Islame (Parlamentit) dhe mandatin e 6-të të Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Zgjedhor të Iranit, 61 milionë e 172 mijë e 298 persona në këtë vend kanë të drejtë të votojnë.

Sipas Mohsen Eslami, zëdhënësit të këtij komisioni, procesi i votimit ka nisur sot në orën tetë të mëngjesit dhe do të përfundojë dhjetë orë pas fillimit, gjegjësisht në orën gjashtë të mbrëmjes.

Në të njëjtën kohë, mediat iraniane, duke publikuar rezultatet e sondazheve qeveritare, thanë se rezultatet e sondazheve zgjedhore në këtë vend gjatë ditëve të fundit tregojnë një rritje të përqindjes së pjesëmarrjes në krahasim me javët dhe ditët e mëparshme.

Radio-Televizioni i Iranit, duke publikuar rezultatet e sondazhit të tij një natë para zgjedhjeve, tha se më shumë se 43 për qind e njerëzve kanë deklaruar gatishmërinë e tyre të plotë për të marrë pjesë në zgjedhje.

 

Tags