Prill 13, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Izraeli në panik të plotë, duke pritur përgjigjen e Iranit ndaj sulmit në Siri

Një këshilltar i lartë ushtarak i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik te Iranit tha se Izraeli është në panik të plotë ndërsa pret përgjigjen e Iranit ndaj një sulmi terrorist izraelit kundër objekteve diplomatike iraniane në Siri.

Gjeneralmajor Jahja Rahim Safavi i bëri komentet ndërsa fliste në një ceremoni përkujtimore për komandantin e  lartë të Forcave Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), gjeneral brigade Mohammad Reza Zahedi.
“Ka një javë që sionistët janë në panik të plotë dhe janë në gatishmëri”, tha Rahim Safavi.

Ai shtoi se Izraeli ka pezulluar pushtimin tokësor të qytetit Rafah në Gazën jugore, sepse nuk e di se si, ku dhe kur Irani do të japë përgjigjen e tij hakmarrëse.

Izraeli dhe mbështetësit e tij janë të tmerruar, theksoi gjenerali i lartë iranian.

“Kjo luftë psikologjike, mediatike dhe politike për ta është më e tmerrshme se vetë lufta, sepse çdo natë presin sulm dhe shumë prej tyre kanë ikur dhe janë futur në strehimore”, ka theksuar Gjeneralmajor Jahja  Rahim Safavi.
Ai tha se mosmarreveshjet janë intensifikuar midis zyrtarëve politikë dhe ushtarakë izraelitë  "sepse të gjithë e dinë se një konsullatë është  territor i një vendi".
 

Tags