Qershor 04, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Imam Khamenei, Lideri Suprem
    Imam Khamenei, Lideri Suprem

Pars Today- Sipas Imam Khamenei, SHBA-të, elementët e Sionizmit global dhe disa nga vendet e rajonit kishin hartuar një skemë të madhe dhe precize për ndryshimin e situatës dhe marrëdhënieve në rajon, projekt që u pengua me anë të operacionit të palestinezëve.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik duke iu drejtuar një grupi të madh njerëzisht që ishin mbledhur me rastin e 35 vjetorit të vdekjes së Imam Khomeinit, sqaroi rëndësinë e jashtëzakonshme të çështjes së Palestinës dhe tha: “Parashikimi i 50 viteve më parë i imamit të madh për Palestinën po realizohet gradualisht dhe operacioni i mrekullueshëm Stuhia Al-Aksa, pengoi skemën e gjerë të armiqve për të dominuar rajonin dhe botën islame dhe e ka vënë regjimin sionist në rrjedhën e shpërbërjes së tij me anë të qëndrueshmërisë dhe rezistencës ideologjike dhe të lavdërueshme të popullit të Gazës, e cila këtë regjim pushtues po e shkrin para syve të njerëzve të botës”. Imam Khamenei, në pjesën e parë të fjalës së tij, shpjegoi rëndësinë e çështjes së Palestinës në mendimet e Imam Khomeinit (ra) dhe tha: “Që nga fillimi i lëvizjes islame, Imam Khomeini (ra) vuri theksin në çështjen e Palestinës dhe me një vizion të saktë dhe largpamësi, parashikoi kursin përpara të kombit palestinez. Ky vizion i ndritshëm dhe shumë i rëndësishëm i Imam Khomeinit (ra) po zbatohet gradualisht. Lideri Suprem përmendi dy shembuj të veçantë të vizionit të ndritur të imamit, përkatësisht përmbysjen e regjimit despotik dhe shtypës Pahlavi në fillimet e lëvizjes islame dhe parashikimin e asgjësimit të regjimit komunist gjatë sundimit të Bashkimit Sovjetik. Ai iu referua mos-mbështetjes në bisedimet e kompromisit, pranisë së kombit palestinez në fushën e veprimit dhe marrjes së të drejtës së tyre dhe mbështetjes së kombeve myslimane për ta, të cilat i cilësoi si thelbi i pikëpamjeve të Imam Khomeinit për fitoren e kombit palestinez dhe shtoi: "Këto ngjarje të mëdha tani po bëhen realitet. " Ajetollah Khamenei, duke vënë në dukje befasinë e regjimit sionist pas operacionit "Stuhia al-Aksa", tha: "Edhe pse SHBA dhe shumë prej qeverive perëndimore vazhdojnë të mbështesin këtë regjim, ata vetë e dinë se nuk ka asnjë mënyrë për të shpëtuar këtë regjim pushtues”. Imam Khamenei, sigurimin e nevojës së rëndësishme të rajonit dhe dhënien e një goditjeje bazë regjimit kriminal, i konsideroi si dy tiparet e rëndësishme të operacionit Stuhia al-Aksa dhe shtoi: "SHBA, elementët e sionizmit global dhe disa nga qeveritë e rajonit, kishin hartuar një skemë të madhe dhe precize për ndryshimin e ekuacioneve dhe marrëdhënieve në rajon në përpjekje për të krijuar marrëdhëniet e tyre të dëshiruara me regjimin sionist, duke vendosur bazat për dominimin e regjimit të keq në politikën dhe ekonominë e Azisë Perëndimore dhe të gjithë botës islame”. Ai vazhdoi duke thënë: “Kjo skemë e keqe ishte shumë afër momentit të ekzekutimit të saj kur filloi stuhia e mrekullueshme Al-Aksa, stuhi e cila shkatërrojë të gjitha planet e SHBA-së, sionizmit dhe vartëse të tyre, në një mënyrë të atillë që tani pas ngjarjeve të 8 muajve të fundit nuk ka më asnjë shpresë për rigjallërimin e kësaj skeme”. Lideri Suprem, duke shpjeguar tiparin e dytë të Stuhisë Al-Aksa, d. m.th. , dhënia e një goditjeje të pariparueshme regjimit sionist, përmendi disa nga rrëfimet e analistëve amerikanë dhe evropianë, madje edhe të atyre që janë të lidhur me regjimin e keq dhe tha: “Ata pranojnë se regjimi pushtues, pavarësisht pretendimeve dhe ekzagjerimeve, është mposhtur keq nga një grup rezistence dhe pas 8 muajsh nuk ka arritur as qëllimet më minimale”. Imam Khamenei, më pas, vuri në dukje fjalët e një analisti perëndimor mbi fuqinë e Stuhisë al-Aksa për të ndryshuar shekullin e 21-të dhe theksoi: "Analistë dhe historianë të tjerë, gjithashtu, i janë referuar kaosit dhe hutimit të regjimit, migrimit të kundërt, dështimit për të mbrojtur banorët e territoreve të pushtuara dhe thonë se frymës së projektit sionist i ka ardhur fundit dhe shtoi se "Bota është dëshmitare e nisjes së fazës së përfundimit të regjimit sionist". Lideri Suprem, duke iu referuar kthimit të çështjes palestineze në çështjen kryesore globale dhe demonstratave anti-sioniste në Londër, Paris dhe universitetet amerikane, tha: “Për vite të tëra, propaganda dhe qendrat mediatike amerikano-sioniste u përpoqën ta linin çështjen e Palestinës në harresë, por në dritën e Stuhisë al-Aksa dhe qëndrueshmërisë së popullit të Gazës, Palestina tani është çështja e parë e botës dhe SHBA-të janë bërë pasive kundrejt unionit global të kombeve dhe shpejt a vonë, ajo do të detyrohet të heqë dorë nga mbështetja e saj për regjimin sionist. " Ajetollah Khamenei vuajtjet e popullit të Gazës duke përfshirë martirizimin e afro 40 mijë njerëzve, masakrimin e rreth 15 mijë fëmijëve dhe foshnjave të porsalindurve i cilësoi si kosto e rëndë për kombin palestinez në rrugën e shpëtimit nga dora e sionistëve dhe shtoi: "Populli i Gazës, i bekuar me besimin e tyre islam dhe besimin në ajetet Kur'anore, vazhdon të përballojë problemet dhe të mbrojë principet dhe luftëtarët e rezistencës vazhdojnë rezistencën me një qëndrueshmëri të mahnitshme". Lideri theksoi se llogaritja e gabuar e regjimit sionist mbi aftësitë e frontit të madh të rezistencës bëri që regjimi të hyjë në korridorin qorrsokak, i cili do t'i shkaktojë disfata të përsëritura dhe me ndihmën dhe fuqinë e Zotit ky regjim nuk do të gjejë ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga ky qorrsokak. Imam Khamenei, më pas i përmblodhi fjalët e tij për Palestinën duke thënë: “Regjimi sionist, pavarësisht propagandave të Perëndimit, po shkrihet dhe po përfundon para syve të njerëzve të botës dhe krahas shumë kombeve, edhe politikanët botërorë dhe madje vetë sionistët e kanë kuptuar këtë realitet”. Imam Khamenei, pjesën e dytë të fjalimit ia kushtoi ngjarjes së martirizimit të presidentit të ndjerë dhe shoqëruesve të tij, duke thënë: “Secili nga shoqëruesit e presidentit, vetë ishte një figurë e vlefshme”. Ai martirizimin e këtyre të dashurve e quajti humbje të vërtetë për vendin dhe tha: "Kur'ani famëlartë në suren Bekare thotë: "Mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Zotit. Ata janë të gjallë, por ju nuk e dini. " Duke qenë se kjo sure nuk flet për lëvizje ushtarake dhe luftë, kushdo që humb jetën në rrugën e Zotit, si shërbimi ndaj njerëzve, puna xhihadiste për popullin dhe administrimi i vendit dhe përparimi i sistemit të Republikës Islamike, është dëshmor. " Imam Khamenei, më pas, vuri në dukje praninë e njerëzve në ceremonitë e ndryshme të përcjelljes së dëshmorëve të shërbimit në qytete të ndryshme si Teherani, Mashhad, Tabriz, Kum, Birjand, Rey, Zanjan, Maragheh dhe Najafabad dhe këtë e cilësoi si shembull të eposit të kombit iranian përballë incidenteve të hidhura dhe të rënda gjatë historisë së Revolucionit Islamik dhe tha: "Kjo epope tregoi se kombi iranian është një komb i motivuar, i pashtershëm, i palëkundur dhe i gjallë, i cili nuk mposhtet me një katastrofë, porse rritet me qëndrueshmërinë dhe motivin e tij. " Lideri Suprem, në një pjesë tjetër të rëndësishme të fjalës së tij, zgjedhjet e ardhshme presidenciale i cilësoi si një punë të madhe me arritje të konsiderueshme dhe tha: “Në dashtë Zoti, këto zgjedhje do të mbahen ashtu siç duhet dhe të lavdishme dhe pas kësaj ngjarjeje të hidhur, njerëzit me një numër të madh votash do të zgjedhin zyrtarët e radhës. Kjo do të jetë një arritje e madhe për kombin iranian dhe do të ketë një reflektim të jashtëzakonshëm në botë. Prandaj, zgjedhjet e 28 qershorit janë shumë të rëndësishme.

Tags