Nëntor 14, 2019 14:09 Europe/Tirane
  • Shejkh Isa Kasem: Struktura e fuqishme e Islamit, rezultat i gjakut të dëshmorëve

Lideri i Lëvizjes Islamike të Bahrejnit deklaroi se struktura e fuqishme e Islamit buron nga gjaku i dëshmorëve të cilët kanë sakrifikuar jetën në rrugën e unitetit dhe bashkimit të Umetit Islam.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Shejkh Isa Kasem, lideri i Lëvizjes Islamike të Bahrejnit, gjatë punimeve të konferencës për unitet islam në Teheran, deklaroi: “Uniteti i myslimanëve rreth boshtit të Palestinës do të bëhet shkak për zgjimin dhe fitoret e tyre kundër arrogancës botërore. Nëse myslimanët nuk do të krijojnë unitet mes vete në lidhje me çështjen e Palestinës, atëherë nuk do të realizohet as bashkimi e uniteti në botën islame”.

Vlen të theksohet se konferenca ndërkombëtare për unitetin islam ka filluar punimet sot në Teheran me fjalimin e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, dhe me pjesëmarrjen e 400 personaliteteve politikë dhe mendimtarëve e universitarëve nga 90 vende të botës në Teheran.

 

Tags