Janar 21, 2024 20:15 Europe/Tirane
  • Siri: Agresioni barbar izraelit në Damask dëshmon natyrën kriminale të regjimit sionist

Siria ka dënuar ashpër sulmin e fundit raketor izraelit në një lagje banimi në kryeqytetin sirian Damask, në të njëjtën kohë me sulmet e pandërprera tokësore dhe ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, duke theksuar se akte të tilla agresioni dëshmojnë natyrën kriminale të regjimit të Tel Avivit.

“Entiteti racist izraelit nisi një akt brutal agresioni të shtunën, më 20 janar 2024, kundër një lagjeje banimi në Damask. Akti çnjerëzor rezultoi në shembjen e plotë të një ndërtese, dëmtime të strukturave aty pranë dhe vdekje dhe plagosje të civilëve”, tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme siriane.

Kjo ministri shtoi: "Ky agresion barbar, së bashku me vrasjen masive që armiku sionist po kryen në territoret e pushtuara palestineze, dëshmon pa asnjë dyshim natyrën kriminale të entitetit sionist dhe padronëve të tij".

Ministria e Jashtme siriane gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë një veprim të menjëhershëm që synon ndalimin e krimeve dhe masakrave që Izraeli po kryen kundër njerëzve të zakonshëm dhe objekteve civile.

Akte të tilla minojnë sigurinë dhe paqen rajonale dhe ndërkombëtare, janë shkelje flagrante të parimeve të Kartës së OKB-së dhe shpërfillin haptazi qëllimet dhe aspiratat për të cilat u krijua ky organizëm botëror, theksohet në deklaratë.

 

Tags