Mars 28, 2024 15:41 Europe/Tirane
  • Sulme të reja raketore të Libanit ndaj pozicioneve të regjimit sionist

Hezbollahu i Libanit njoftoi një valë të re sulmesh me raketa ndaj pozicioneve të regjimit gjenocidal izraelit.

Sipas kanalit televiziv "Al-Mayadeen", në një deklaratë Hezbollahu i Libanit njoftoi se forcat e rezistencës në mbështetje të kombit palestinez në Rripin e Gazës lëshuan rreth 20 raketa nga Libani drejt rajonit të Galilesë Perëndimore në veri të territoreve të pushtuara. Në deklaratën e Hezbollahut të Libanit thuhet se sulmet e reja me raketa libaneze ndaj pozicioneve të regjimit gjenocidal sionist u bënë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të këtij regjimi pushtues në Libanin jugor. Sipas këtij raporti, 4 luftëtarë, 2 punonjës të ndihmës dhe një civil ranë dëshmorë në sulmet e regjimit gjenocidal izraelit ndaj vendbanimeve Tayrharfa dhe Al-Nakourah në Libanin jugor. Një ditë pas pushtimit të Rripit të Gazës nga regjimi sionist më 7 tetor të vitit 2023, Hezbollahu i Libanit ishte partia e parë në boshtin e rezistencës që iu bashkua zyrtarisht operacionit palestinez të stuhisë Al-Aksa duke kryer sulme në veri të territoreve të pushtuara. Pas kësaj kufiri Libanit me territoret e pushtuara Palestineze është shndërruar në një shkëmbim zjarri ditor mes Hezbollahut të Libanit dhe regjimit gjenocidal sionist. Deri më tani, dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufirit libanez nga frika e sulmeve të rezistencës.

 

Tags