Prill 15, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Hezbollahu vuri në shënjestër ushtarët izraelitë që kaluan kufirin libanez

Në një deklaratë të publikuar të hënën, më 15 prill, Hezbollahu libanez mori përgjegjësinë për një shpërthim pranë kufirit libanez që synonte forcat e Brigadës Golani, duke njoftuar se ky akt u bë në solidaritet me Rezistencën Palestineze dhe banorët e Rripit të Gazës.

Pasi vëzhguan me saktësi lëvizjet e ushtarëve sionistë, luftëtarët e Rezistencës Libaneze vendosën eksploziv ndërsa ushtarët izraelitë kalonin në zonën Tal Ismail, pranë kufirit midis Libanit dhe Palestinës së pushtuar, brenda territorit libanez, tha Hezbollah.

Këto pajisje shpërthyen pasi ushtarët izraelitë të Brigadës Golani kaluan kufirin, shtohet në komunikatën për shtyp të Hezbollahut ku njoftohet për vdekjen ose plagosjen e disa ushtarëve gjatë këtij shpërthimi.

Në lidhje me këtë, mediat izraelite raportuan për një incident sigurie pranë kufirit libanez. Pak çaste pas publikimit të këtij raporti, ushtria izraelite konfirmoi të hënën se pas një shpërthimi gjatë kalimit të ushtarëve të Brigadës Golani pranë kufirit libanez, katër ushtarë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Tags