Prill 23, 2024 20:53 Europe/Tirane
  • Hezbollahu thotë se ka nisur sulmin më të thellë ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza

Lëvizja libaneze e rezistencës Hezbollah tha se ka nisur sulmin më të thellë ndonjëherë në territoret e pushtuara izraelite që kur regjimi sionist filloi luftën aktuale në Rripin e Gazës në fillim të tetorit.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se të martën pasdite kreu një sulm ajror të kombinuar duke përdorur dronë diversionistë dhe sulmues kundër objektivave të caktuara izraelite, duke theksuar se objektivat janë goditur me saktësi.

Sipas lëvizjes libaneze, objektivat përfshinin “shtabin e Brigadës Golani dhe Njësinë Egoz 621 në kazermat Shraga në veri të qytetit Akko” brenda regjimit pushtues sionist.

Hezbollahu tha se sulmi i suksesshëm u krye si hakmarrje për agresionin e Izraelit në qytetin Adlun dhe vrasjen e një prej luftëtarëve të tij nga forcat sioniste.

 

Tags