Prill 26, 2024 07:12 Europe/Tirane
  • Hamasi kërkon të formojë një komitet ndërkombëtar të pavarur për të hetuar varrezat masive

Hamasi kërkoi nga Kombet e Bashkuara që të dërgojnë ekipe të specializuara për të kërkuar të zhdukurit dhe për të identifikuar dëshmorët.

Lëvizja e Rezistencës Islamike e Hamasit njoftoi në një deklaratë se ndërsa ekipet mjekësore vazhdojnë të përpiqen për të gjetur trupat e martirëve të cilët u ekzekutuan nga ushtria kriminale e regjimit sionist dhe u varrosën në varreza masive në spitalin Nasser në Khan Yunis, ata përsëri do të kërkojnë nga Kombet e Bashkuara dhe institucionet e tjera relevante ndërkombëtare të dërgojnë ekipe të specializuara të mjekësisë ligjore dhe pajisjet e nevojshme në Rripin e Gazës për të kërkuar të zhdukurit dhe për të identifikuar trupat e dëshmorëve, veçanërisht pasi më shumë se gjysma e 292 trupave të dëshmorëve që janë zbuluar deri më tani në spitalin Nasser nuk janë identifikuar. Në këtë deklaratë thuhet: Ne theksojmë nevojën për formimin e menjëhershëm të një komiteti ndërkombëtar të pavarur për të hetuar këtë krim barbar, aspekte të reja të të cilit zbulohen dita-ditës, ku përveç pranisë së shenjave që tregonin se disa prej tyre ishin varrosur të gjallë, përfshihet edhe zbulimin e varreve masive që përmbajnë trupat e civilëve të sëmurë dhe të plagosur, si dhe gra e fëmijë që ishin torturuar brutalisht. Hamasi paralajmëron që këto zbulime të merren parasysh dhe politikat e mbështetjes së izraelit të marrin fund.

Tags