May 28, 2021 09:41 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Kuvajtit bie dakord për shtimin e sanksioneve kundër Izraelit

Plani për të forcuar sanksionet kundër regjimit sionist dhe për të mbushur boshllëqet në ligjin që ndalon kompromisin me regjimin sionist u miratua nga deputetët në një seancë të posaçme të parlamentit të Kuvajtit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, parlamenti i Kuvajtit të Enjten mbajti një seancë të veçantë mbi zhvillimet në Palestinë dhe më në fund lëshoi ​​një deklaratë mbi agresionin e regjimit sionist kundër Palestinës. Deklarata theksoi solidaritetin e vazhdueshëm të Kuvajtit me popullin palestinez në luftën për të drejtën e tyre për një shtet të pavarur me kryeqytet Kodsin dhe kundërshtimin e tyre të plotë ndaj agresionit të fundit izraelit dhe të gjitha krimeve të tij në Kods. Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, gjithashtu shprehu solidaritetin e tij me popullin Palestinez në luftën për të drejtën e tyre natyrore për një shtet të pavarur Palestinez me kryeqytet Kodsin dhe dënoi agresionin e fundit të regjimit sionist dhe të gjitha krimet e tij në Kods, në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor dhe territoret e okupuara.  

Tags