Qershor 04, 2024 09:44 Europe/Tirane
  • Bagheri, në një konferencë për shtyp: Marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite janë në rrugën e duhur

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi në një konferencë për shtyp të mbajtur në ambasadën iraniane në Liban: "Marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite janë në rrugën e duhur."

Sipas reporterit të agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, Ali Bagheri shtoi: "Që nga rivendosja e marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite, janë ndërmarrë hapa seriozë ndërmjet palëve për të formësuar marrëdhëniet midis Teheranit dhe Riadit."

Ai tha: "Irani dhe Arabia Saudite kanë një vullnet serioz për të krijuar një rajon të qëndrueshëm në këtë periudhë kritike dhe në këto kushte shumë të rëndësishme në nivel rajonal."

Në përgjigje të një pyetjeje për bisedimet Iran-SHBA në Oman, Bagheri tha: "Ne i kemi vazhduar gjithmonë bisedimet me palët dhe asnjëherë nuk ka pasur ndërprerje në këtë drejtim. Irani ka qenë gjithmonë i pranishëm në tryezën e bisedimeve dhe ka mbrojtur me autoritet interesat e Iranit."

Lidhur me planin e presidentit Biden për armëpushim në Gaza, ai shtoi: "Fakti që amerikanët pas 8 muajsh menduan të propozonin një mekanizëm për ndalimin e gjenocidit, ndërkohë që ata vetë mbështesin regjimin izraelit, tregon faktin se sa të ndershëm e të drejtë janë amerikanët në këtë plan."

Ai shtoi: "Nëse amerikanët duan të jenë të sinqertë, ata nuk kanë nevojë të propozojnë armëpushim, por, përkundrazi, të ndërpresin ndihmën e tyre për regjimin sionist, sepse nëse e bëjnë këtë, duart e sionistëve do të jenë bosh dhe ata do të heqin dorë nga masakrat dhe nuk do të kenë më armë e municione për të vazhduar vrasjet."

Bagheri theksoi: "Pozicioni i qëndrueshëm, historik dhe i përhershëm i Iranit ishte dhe është të mbështesë trekëndëshin e artë të ushtrisë, popullit dhe Rezistencës së Libanit të shtrenjtë kundër kërcënimeve të regjimit sionist."

 

Tags