Gusht 05, 2023 10:35 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Danimarkës: Po bëjmë një ligj për të parandaluar fyerjen e Kuranit

Në një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, ministri i Jashtëm danez shprehu keqardhjen për përdhosjen e Kuranit të Shenjtë dhe tha: Ky vend po harton ligje për të parandaluar fyerjet e mëtejshme ndaj Kuranit të Shenjtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit, Ahmed Abu Zeid, njoftoi se gjatë bisedës telefonike të dy palët diskutuan çështjen e përdhosjes së shpeshtë të Kuranit të Shenjtë dhe Ministri i Jashtëm i Danimarkës shprehu keqardhjen dhe pakënaqësinë e tij për fyerjet ndaj Kuranit të Shenjtë. Ministri i Jashtëm danez Lars Rasmussen në këtë telefonatë tha: Këto veprime të papërgjegjshme nuk pasqyrojnë vlerat e shoqërisë daneze dhe “qeveria e këtij vendi aktualisht po merr masa dhe po nxjerr ligje për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla”. Ministri i Jashtëm egjiptian gjithashtu theksoi se ky vend refuzon kategorikisht çdo fyerje ndaj Kuranit të Shenjtë dhe është i pakënaqur me përsëritjen e krimeve të tilla në Danimarkë. Sameh Shukri më tej theksoi se përdhosja e Kuranit të Shenjtë lëndon ndjenjat e myslimanëve dhe është në kundërshtim me vlerat e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesës paqësore.  Në javët e fundit, Suedia dhe Danimarka me pretekstin  e lirisë së shprehjes lëshuan lejen për të përdhosur Kuranin e Shenjtë, gjë që zemëroi myslimanët në mbarë botën.

 

 


 

Tags