May 22, 2024 11:49 Europe/Tirane
  • Pasqyrimi i ceremonisë mortore të dëshmorëve në mediat botërore

Ceremonia mortore e Ajetollah Sejid Ibrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe e shoqëruesve të tij, të cilët ranë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit të dielën, pati një mbulim të gjerë në mediat botërore.

Në mbulimin e saj fillestar të ceremonisë mortore në Teheran, agjencia franceze e lajmeve AFP nën titullin: "Dhjetëra mijëra iranianë iu bashkuan ceremonisë mortore të Ibrahim Raisit në Teheran", shkroi: "Dhjetëra mijëra iranianë, të mërkurën iu bashkuan ceremonisë mortore të (Ajetollah) Ibrahim Raisit dhe shoqëruesve të tij që ranë dëshmorë në një aksident me helikopter të dielën".

Agjencia franceze e lajmeve AFP në një titull tjetër deklaroi: "Në qendër të këtij qyteti, njerëzit u mblodhën në Universitetn e Teheranit dhe përreth tij duke mbajtur në duar fotografi të Presidentit të Iranit".

Rrjeti i lajmeve CNN, duke transmetuar drejtpërdrejt ceremoninë mortore të Dëshmorëve të Shërbimit, e quajti 'një tragjedi' martirizimin e Ajetollah Raisit.

CNN ia dedikoi seksionin e tij të mëngjesit transmetimit të drejtpërdrejtë të ceremonisë mortore.

Gazeta britanike "Daily Mail" gjithashtu, duke përdorur titullin "Prania e dhjetëra mijëra njerëzve në rrugët e Teheranit", pasqyroi ceremoninë e sotme dhe shtoi: "Në kryeqytet u vendosën pankarta të mëdha nën titullin 'Martiri i Shërbimit" për të vlerësuar shërbimet e Presidentit të ndjerë të Iranit dhe disa pankarta të tjera përmbajnë mesazhin "Lamtumirë shërbëtorit të të paprivilegjuarve!".

Ceremonia mortore e dëshmorëve u mbajt në Teheran, ku ishin të pranishëm edhe miq të huaj.

 

Tags