Shkurt 11, 2024 18:32 Europe/Tirane

Një prej idealeve kryesore të popullit të Iranit gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik, ishte liria dhe pjesëmarrja e qytetarëve në përcaktimin e fatit të vendit të tyre.

Një prej idealeve kryesore të popullit të Iranit gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik që është dëgjuar në mënyrë të përsëritur në sloganet e tyre, ishte liria dhe pjesëmarrja e qytetarëve në përcaktimin e fatit të vendit të tyre. Gjatë regjimit mbretëror Pahlavi, qytetarët iranianë e kishin ndjerë me gjithë zemër tiraninë, mbytjen dhe shtypjen e lirive të tyre parësore dhe kërkonin një sistem shtetëror të bazuar në demokraci dhe respektimin e të drejtave të tyre. Nga ana tjetër, Imam Khomejni (ra), udhëheqësi i madh dhe popullor i Revolucionit Islamik të Iranit, i cili e quajti veten shërbëtor të tyre dhe e dinte efektin e pranisë aktive të popullit iranian në fitoren e këtij revolucioni, theksoi rëndësinë e vullnetit të popullit dhe të drejtën e qytetarëve për përcaktimin e fatit të tyre. Ajatullah Khamenei, pasardhësi i tij i denjë, gjithashtu në lidhje me këtë thotë: “Imam Khomejni i dha flamurin e luftës popullit”. Realiteti ishte i njëjti dhe prania e gjerë dhe e integruar e popullit në skenën e luftës kundër regjimit despotik Pahlavi, arriti ta përmbyste këtë regjim represiv. Udhëheqësit e revolucioneve të ndryshme të botës, pas fitores së revolucioneve të tyre, gradualisht braktisën popullin dhe harruan premtimet që kishin dhënë në të kaluarën dhe filluan të ndoqën rrugë të cilat zakonisht është në dëm të popullit. Por Imam Khomejni, i cili kishte besim të thellë dhe serioz në rolin e popullit në fitoren dhe në vazhdimin e revolucionit, menjëherë pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në shkurt në vitin 1979, urdhëroi zhvillimin e një referendumi gjithë popullor për të përcaktuar sistemin shtetëror për qeverisjen e vendit. Në këtë referendum, më shumë se 98 për qind e pjesëmarrësve, bazuar në idealet e tyre revolucionare dhe islame, kërkuan krijimin dhe themelimin e sistemit të "Republikës Islamike".

Disa muaj më vonë, në një referendum tjetër, populli iranian miratoi kushtetutën e hartuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të tij. Në hyrje të kësaj kushtetute thuhet: “Kushtetuta garanton refuzimin e çdo lloj despotizmi ideologjik dhe shoqëror dhe të monopolit ekonomik, si dhe bënë përpjekje në rrugën e shkëputjes nga sistemi autoritar dhe të lërë fatin e popullit në dorë të tij”. Në këtë drejtim, në nene të ndryshme të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, janë specifikuar të drejtat dhe liritë e njerëzve në shprehjen e mendimit, mbajtjen e tubimeve, botimin e revistave dhe veprimtari të ngjashme. Tani, duke përdorur këtë arritje të Revolucionit Islamik, populli i Iranit shpreh protestat dhe kritikat e tij politike, kulturore dhe sindikale ndaj autoriteteve nëpërmjet tubimeve të ndryshme. Ekzistojnë gjithashtu liri të gjera për të shprehur mendime dhe pikëpamje të ndryshme në internet dhe hapësirën virtuale. Një nga manifestimet e rëndësishme të demokracisë dhe pjesëmarrjes së njerëzve në përcaktimin e të ardhmes së tyre është mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bazuar në nenet e Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, si dhe në theksimin e autoriteteve, veçanërisht të Imam Khomejnit dhe Ajatullah Khameneit, në pjesëmarrjen e lirë të popullit në përcaktimin e fatit të tyre, qytetarët kanë pasur një prani aktive dhe entuziaste në zgjedhje të shumta deri më tani. Tani, presidenti, deputetët e Parlamentit Islamik, deputetët e kuvendit të qytetit dhe përfaqësuesit e Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes që janë përgjegjës për përcaktimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve të liderit, zgjidhen me votën dhe mendimin e qytetarëve iranianë.

Image Caption

Mirëpo një çështje e rëndësishme në lidhje me demokracinë që sundon në Iran, është se ajo është demokraci fetare dhe Islame. Ashtu sikur që është theksuar në nenin 65 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit: "Sundimi absolut mbi botën dhe mbi njeriun i takon Zotit dhe vetë Zoti e ka bërë njeriun të aftë që të sundojë mbi fatin e tij shoqëror...". Me fjalë të tjera, në Islam, e drejta e lirisë dhe e drejta e zgjedhjes i është dhënë njeriut nga ana e Zotit dhe vetë Zoti me urtësinë dhe diturinë e tij të pafund, ka përcaktuar kufijtë e këtyre të drejtave. Prandaj, njeriu në kuadër të këtyre kufijve hyjnorë, mund të zgjedhë rrugën e drejt të përparimit dhe përkryerjes së tij. Demokracia në Iran gjithashtu është marrë nga mësimet përparimtare të fesë Islame e cila ka paraparë rol të rëndësishëm për qytetarët në zgjedhjen e autoriteteve qeverisëse. Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, e shpjegon këtë çështje si në vijim: "Ne kemi sjell një eksperiencë të re. Ne kemi marrë demokracinë nga feja. Demokracia jonë është e shoqëruar me çështje shpirtërore dhe me fenë. Prandaj, në këtë mënyrë është bërë demokraci fetare, është bërë Republikë Islamike". Populli i Iranit duke poseduar një sistem të tillë shtetëror, në kuadër të dispozitave dhe vlerave islame në të cilët vetë beson, jep votën e vet dhe si rezultat i këtij veprimi, ka pritjet e veta nga autoritetet përgjegjëse në mënyrë që këta të fundit t'i respektojnë këto standarde. Në këtë mënyrë, një prej qëllimeve më të rëndësishme të popullit mysliman të Iranit në kuadër të revolucionit të tyre, do të thotë liria dhe e drejta për të përcaktuar fatin e vet, është realizuar në mënyrën më të mirë nëpërmjet vendosjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe nëpërmjet sundimit të demokracisë fetare në mënyrë që të krijohet kjo mundësi për popullin e Iranit që duke zgjedhur në mënyrë të lirë funksionarët e besueshëm dhe me aftësi të duhura, të ndërtojë një shoqëri të shëndoshë dhe një vend të zhvilluar.

 

Tags