Shkurt 11, 2024 18:44 Europe/Tirane

Revolucioni Islamik i Iranit ka vendosur prioritet të tij përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët iranianë.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Një prej arsyeve të rëndësishme të ndodhjes së Revolucionit Islamik të Iranit, ishte gjendje e keqe ekonomike dhe padrejtësia e madhe në shoqëri. Pjesa më e madhe e të ardhurave naftore në periudhën para Revolucionit Islamik të Iranit, shpenzoheshin për jetën luksoze dhe mbledhjen e pasurive të familjes mbretërore dhe të afërmve të tyre si dhe për blerjet e pakontrolluara të pajisjeve ushtarake, ndërsa sektori i industrisë dhe bujqësisë së vendit shkonte drejt rënies gjithnjë e më shumë. Nga ana tjetër, inflacioni dhe shtrenjtësia ishin duke u rritur dhe në rajone të ndryshme Iranit, vërehej plotësisht privimi dhe varfëria e njerëzve. Revolucioni Islamik i Iranit ka vendosur prioritet të tij përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe krijimin e mirëqenies për qytetarët iranianë. Sigurisht që kjo punë ishte një punë shumë e vështirë, për arsye se infrastruktura ekonomike nuk ekzistonte në masë të gjerë dhe të ardhurat shtetërore të Iranit, vareshin kryesisht nga nafta, ndërsa varfëria dhe privimi sidomos në rajonet e largëta rurale, shkaktonin shumë vuajtje për njerëzit. Nga ana tjetër, trazirat e brendshme dhe presionet e jashtme, kishin vështirësuar situatën për krijimin e kushteve për zbatimin e projekteve të përshtatshme për zhdukjen e privimit dhe varfërisë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Në këso rrethanash, gati një vit e gjysmë pas fitores së Revolucionit Islamik, ish-diktatori irakian Sadam Husejn filloi agresionin e gjerë ushtarak kundër Iranit i cili zgjati për plotë tetë vite. Kjo luftë i përfshiu në vete shumë kapacitete dhe forca njerëzore të Iranit si dhe shkaktoi shumë dëme materiale për ekonominë e Iranit. Nga ana tjetër, Amerika e cila kishte pësuar një goditje të madhe nga ndodhja e Revolucionit Islamik të popullit të Iranit, menjëherë pas fitores së këtij revolucioni, ka vendosur sanksione të rënda kundër Iranit të cilat me kalimin e kohës vetëm sa janë zgjeruar dhe janë rënduar deri në atë masë sa që aktualisht sanksionet më të ashpra dhe më të gjera janë vendosur dhe po zbatohen ndaj Iranit. 

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Megjithatë, shteti dhe populli revolucionar iranian nuk u dorëzuan para këtyre kushteve të vështira dhe bënë të gjitha përpjekjet e tyre për të ndërtuar vendin, në mënyrë që sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2022, Irani me një prodhim të brendshëm bruto prej 1.596 miliardë dollar, vetë ka qenë fuqia e 22-të më e madhe ekonomike në botë. Gjithashtu, Banka Botërore ka njoftuar se rritja ekonomike e Iranit në vitin 2023 do të jetë 4.1 për qind. Në përgjithësi, duket se shumica e treguesve ekonomikë të Iranit janë në rritje dhe përmirësim. Qeveria e Iranit, përveç përpjekjeve për të frenuar inflacionin, ka prioritizuar dy politika të tjera kryesore, njëra prej të cilave është mbështetja serioze e prodhimit vendas dhe tjetra rritja e shkëmbimeve tregtare, veçanërisht me vendet fqinjë. Ndërkohë, rritja e produkteve të kompanive me bazë shkencore ka qenë mbresëlënëse dhe në këtë drejtim numri i këtyre kompanive pothuajse është dyfishuar deri vitin e kaluar. Gjithashtu, vëllimi i shkëmbimeve tregtare të Iranit është rritur disa herë në krahasim me periudhën para Revolucionit Islamik dhe është ulur pesha e naftës në eksporte, si dhe është rritur shumë eksporti i produkteve të naftës dhe jo-naftore. Pjesa e eksportit dhe importit të Iranit në fushën e tregtisë së mallrave jo-naftore në 2022 u rrit me më shumë se 11% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 112 miliardë dollarë.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Republika Islamike e Iranit ka bërë gjithashtu përparim të konsiderueshëm në sektorin e industrisë dhe minierave, të cilat nuk mund të krahasohen me periudhën para Revolucionit Islamik. Mijëra fabrika të vogla dhe të mëdha janë të angazhuara në prodhimin e produkteve industriale, cilësia dhe sasia e prodhimit të tyre është rritur shumë në krahasim me të kaluarën. Njësitë më të mëdha industriale të Iranit operojnë në fushën e naftës dhe produkteve minerale. Komplekset e mëdha petrokimike të Iranit tani kanë një kapacitet prodhimi prej rreth 95 milionë tonë, i cili do të dyfishohet me nisjen e njësive të reja. Vitin e kaluar, vlera e eksportit të produkteve petrokimike ishte 16 miliardë dollarë dhe zyrtarët e këtij sektori po përpiqen të ulin varësinë e vendit nga nafta bruto duke rritur me shpejtësi eksportin e derivateve të naftës. Kjo politikë mund të zvogëlojë gjithashtu ndikimin e sanksioneve të paligjshme të SHBA-së kundër eksporteve të naftës të Iranit. Në fushën e industrive minerale, Irani ka shënuar një zhvillim të ndjeshëm. Deri më tani, shtatë për qind e minierave në botë me vlerë rreth 770 miliardë dollarë janë zbuluar në Iran. Eksporti i produkteve të këtyre minierave në vitin 2022 ishte më shumë se 12 miliardë dollarë. Duke marrë parasysh vlerën e madhe të minierave të Iranit, autoritetet iraniane kanë përgatitur plane të gjera për shfrytëzimin e tyre. Irani është tashmë vendi i pestë në botë në fushën e prodhimit të bakrit dhe vendi i dhjetë në botë për sa i përket prodhimit të mineralit të hekurit. Gjithashtu, Irani renditet i teti me prodhimin e 62 milionë tonëve çimento dhe renditet i pesti në botë për prodhimin e qeramikës.

Përvjetori i Revolucionit Islamik

Një nga fushat e tjera të rëndësishme të përparimit të Iranit është ndërtimi i digave. Ndërsa regjimi mbretëror Pahlavi kishte ndërtuar vetëm 19 diga, edhe atë me ndihmën e ekspertëve të huaj, tani dhjetëfishi i këtij numri digash janë ndërtuar me zgjuarsinë dhe përpjekjen e ekspertëve iranianë dhe teknologjisë së re. Njohuritë e këtyre ekspertëve iranianë janë deri në atë nivel sa që ata aktualisht janë të angazhuar në projektimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të digave në 16 vende të ndryshme të botës.

 

Tags