Korrik 27, 2020 05:06 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 24-28 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetin 24 të sures Zumer:

«أَفَمَن یَتَّقِی بِوَجْهِهِ سُوءَ الْعَذَابِ یَوْمَ الْقِیَامَةِ وَقِیلَ لِلظَّالِمِینَ ذُوقُوا مَا کُنتُمْ تَکْسِبُونَ»

24. E ai që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kiametit (a është i njëjtë me atë të shpëtuarin)? Kur mizorëve u thuhet: Përjetoni të keqen e asaj që punuat!  

Në emisionin e kaluar folëm për dy grupe njerëzish ata të udhëzuar dhe ata të devijuar. Ky ajet në vazhdim të ajetit të mëparshëm vazhdon krahasimin e këtyre dy grupeve dhe flet për pasojat e  veprimeve të tyre në ditën e kiametit. Ajeti thotë: Ai njeri që me fytyrën e vet mbrohet nga dënimi në ditën e kiametit është i njëjtë me atë të shpëtuarin. Në atë ditë gjendja e mëkatarëve të ferrit është e aq e dhimbshme saqë ata duhet të mbrohen me fytyrën e tyre, pasi duart dhe këmbët i kanë të lidhura me zinxhir të mëdhenj. Edhe pse në ferr të gjitha organet e trupit digjen nga zjarri, mirëpo përmendja e fytyrës në mënyrë të veçantë tregon rëndësinë dhe pozitën që ka fytyra në mesin e organeve të tjera të trupit, e cila përdoret për njohjen dhe dallimin e njerëzve nga njëri-tjetri. Përveç kësaj djegia e fytyrës është më e dhimbshme dhe më e ndjeshme se organet e tjera të trupit. Ajeti në vazhdim thotë: Mëkatarëve në ditën e kiametit u thuhet që të shijojnë rezultatin e veprimeve të tyre në këtë botë dhe ta shohin vetëm se punët e këqija që kanë bërë çfarë u ka sjellë. Ajeti nuk thotë përjetoni ndëshkimi e veprave tuaja, por thotë shijoni veprën tuaj. Pikërisht ashtu si një kuzhinier i cili gatuan keq dhe atij për ta paralajmëruar i thonë: Shijoje vetë të shohësh se çfarë ke gatuar. Shikimi i veprimit dhe përballja me të në ditën e kiametit është pikërisht ajo që në kulturën fetare përshkruhet se përfytyrim. D.m.th. përfytyrimin e veprimeve vetiak do t’i shohësh dhe do t’i shijosh në ditën e kiametit dhe Zoti nuk bën dallim në ndëshkimin për veprimet që ke bërë.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Ndëshkimi në ferr, është rezultat i veprimeve të njeriut në këtë votë që në ferr shfaqet në formën e një zjarri djegës.
  2. Njerëzit në ditën e kiametit do të shohin atë që kanë bërë në këtë botë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 25 dhe 26 të sures Zumer:

«کَذَّبَ الَّذِینَ مِن قَبْلِهِمْ فَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَیْثُ لَا یَشْعُرُونَ»

25. Edhe ata para tyre përgënjeshtruan, por u erdhi ndëshkim nga nuk e menduan.  

«فَأَذَاقَهُمُ اللَّـهُ الْخِزْیَ فِی الْحَیَاةِ الدُّنْیَا وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَکْبَرُ  لَوْ کَانُوا یَعْلَمُونَ»

26. All-llahu u bëri të përjetojnë në këtë jetë poshtërimin, por dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikur ta dinin ata.

Këto ajete u drejtohen mëkatarëve në botë dhe thonë: Përgjtë historisë ata të cilët kanë mohuar dhe refuzuar profetët dhe mësimet e tyre hyjnore, janë ndëshkuar edhe në këtë botë. Si ata që ndëshkimin e kanë parë me sytë e tyre, si ata që ndëshkimin e kanë marrë në formë jo materiale. Duhet thënë se disa ndëshkime janë ndëshkime fizike dhe trupore, siç ishte ndëshkimi i fisit lut, persona si faraoni dhe garoni dhe disa ndëshkime janë në formë shpirtërore dhe psikologjike. P.sh. në një shoqëri moderne dhe plot teknologji si kjo e sotmja, depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura. Ata njerëz të cilët distancohen dhe largohen nga feja dhe Zoti, asnjë gjë në këtë botë nuk i bind dhe pas një farë kohe ata i kap depresioni.

Nga këto ajete mësojmë se;

  1. Një pjesë e rezultatit të veprimeve të mëkatarëve shfaqen në këtë botë dhe disa të tjerë në ahiret. Disa prej ndëshkimeve janë trupor dhe fizike dhe disa të tjera shpirtërore dhe psikologjike.
  2. Edhe pse disa ndëshkime shfaqen në këtë botë, mirëpo ndëshkimet që epen në ahiret janë edhe më të rënda, të vazhdueshme dhe më të gjera.
  3. Dora e Zotit për ndëshkimin e mëkatarëve dhe të devijuarit është e hapur dhe Ai mund t’i ndëshkojë ata edhe nga forma që ata nuk e prisnin dhe nuk e parashikonin aspak.

Tani le të dëgjojmë ajetet 27 dhe 28 të sures Zumer:

«وَلَقَدْ ضَرَبْنَا لِلنَّاسِ فِی هَـذَا الْقُرْآنِ مِن کُلِّ مَثَلٍ لَّعَلَّهُمْ یَتَذَکَّرُونَ»

27. Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që të marrin përvojë, (mësim) 

«قُرْآنًا عَرَبِیًّا غَیْرَ ذِی عِوَجٍ لَّعَلَّهُمْ یَتَّقُونَ»

28. Duke qenë Kurani arabisht që nuk ka kundërthënie, me qëllim që të ruhen prej rrugës së gabuar.  

Këto ajete edhe një herë përmendin karakteristikat e Kuranit dhe mbi karakterin shoqëror të tij thonë: Ky Kuran që ka për mision të udhëzojë dhe drejtojë njerëzit, përmban çdo element të nevojshëm për perfeksionimin e njerëzve. Me fjalë të tjera Kurani është drita udhëzuese që gjithmonë ndriçon dhe të tregon rrugën. Kurani në ajetet e tij ka dhënë shembuj të qartë me qëllim që njeriu të zgjohet nga gjumi i neglizhencës dhe ai të kuptojë dhe njohë sistemin e krijimit dhe të përkushtohet tek mrekullitë dhe sekretet e tij, të njohë ligjet e forta dhe të qartë të rrugës së drejtë, të njohën fatin e të mirëve dhe të këqijve, të njohën botën pas vdekjes dhe gjyqin e madh të kiametit dhe të mendojë për çështje të tjera që janë të nevojshme për perfeksionimin e tij. Më pas ajetet thonë se gjuha e kuranit është një gjuhë e pastër, e qartë dhe e përhapur kudo dhe ajetet janë të koordinuara dhe të kuptueshme nga të gjithë. Në këto ajete nuk ka asnjë devijim apo mangësi dhe mes tyre nuk ekziston asnjë kontradiktë. Në fund duhet të themi se qëllimi i zbritjes së Kuranit dhe përshkrimi i gjithë këtyre karakteristikave, është që njeriut të vetëpërmbahet dhe të heqë dorë nga mëkati dhe e keqja.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Kurani është një libër gjithëpërfshirës dhe i plotë. Ai nuk ka anashkaluar as edhe elementin më të vogël që i nevojitet njerëzimit.
  2. Në disa raste gjuha e krahasimit, është më efikase se gjuha e arsyetimit. Kurani për t’i bërë njerëzit që të kuptojnë e ka përdorur shumë gjuhën e krahasimit.
  3. Gjuha e Kuranit është e qartë, e pastër dhe e kuptueshme. Ky libër është larg çdo tjetërsimi, devijimi apo kontradikte.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags