Korrik 27, 2020 05:55 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 64-70 të sures Zumer.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 64-66 të sures Zumer:

«قُلْ أَفَغَیْرَ اللَّـهِ تَأْمُرُونِّی أَعْبُدُ أَیُّهَا الْجَاهِلُونَ»

64. Thuaj: O ju injorantë, a mos më thirrni të adhuroj tjetër, në vend të All-llahut? 

«وَلَقَدْ أُوحِیَ إِلَیْکَ وَإِلَى الَّذِینَ مِن قَبْلِکَ لَئِنْ أَشْرَکْتَ لَیَحْبَطَنَّ عَمَلُکَ وَلَتَکُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِینَ»

65. Pasha Allahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve. 

«بَلِ اللَّـهَ فَاعْبُدْ وَکُن مِّنَ الشَّاکِرِینَ»

66. Prandaj, vetëm All-llahun adhuroje dhe bëhu mirënjohës!

Në emisionin e mëparshëm folëm për monoteizmin dhe mëkatin. Këto ajete në vazhdim thonë: Mëkatarët dhe idhujtarët janë munduar me mjete të ndryshme që të bindin profetin që ai të respektojë dhe tu falet idhujve të tyre. Ata thoshin: Ne jemi gati të falemi përballë Zotit tënd dhe të përkulemi, me kushtin që edhe ti të përkulesh përballë idhujve tanë. Zoti në këtë ajet me një ton të ashpër thotë: Të tilla fjalë dhe kërkesa pavend, vijnë nga injoranca dhe padituria. Si është e mundur që një profet që i fton njerëzit t’i falen Zotit dhe t’u largohen idhujve, për të marrë pëlqimin e tyre të përkulet përpara idhujve. Ajetet në vazhdim thonë: O Profet, atyre thuaju që unë i falem vetëm Zotit një dhe në asnjë mënyrën nuk pranoj të përkulem përpara idhujve tuaj. Monoteizmi dhe mëkati nuk janë tema për të cilat idhujtarët mund të bien në kompromis dhe çdokush që anohet nga mëkati kryen vetëm veprime të padrejta dhe mëkatare. Sigurisht që nëse kjo kryhet nga një profet i Zotit, me padyshim ndëshkimi do të jetë edhe më i rëndë dhe më i ashpër, sepse kjo con në devijimin e të tjerëve. Me padyshim kusht për pranimin e veprimi është monoteizmi dhe pa atë asnjë veprim tjetër nuk është i pranueshëm. Për shkak të mëkatit, të gjitha veprat dhe shpërblimet e njerëzve zhduken, sepse mëkati është si zjarri që djeg veprimet dhe veprat e njerëzve mëkatarë.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Falja ndaj cdo gjë tjetër dhe jo Zotit, tregon injorancën dhe paditurinë e njeriut edhe pse ai nga pamja e jashtë duket sikur ka dije dhe njohuri të shumta.
  2. Monoteizmi dhe falja në Zot, është vija e kuqe e besimit dhe për atë në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet kompromis.
  3. Armiqtë janë përpjekur edhe për të devijuar profetët, jo më njerëzit e thjeshtë
  4. Falja tek Zoti është një lloj falënderimi për begatitë e shumta të Krijuesit Mëshirues

Tani le të dëgjojmë ajetin 67 të sures Zumer:

«وَمَا قَدَرُوا اللَّـهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِیعًا قَبْضَتُهُ یَوْمَ الْقِیَامَةِ وَالسَّمَاوَاتُ مَطْوِیَّاتٌ بِیَمِینِهِ  سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا یُشْرِکُونَ»

67. Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë! 

Në vazhdim të ajetit të mëparshëm ky ajet thotë: Ata mëkatarë që profetit i kanë bërë këtë propozim injorant dhe prej tij kanë kërkuar që të respektojë idhujt, në realitet nuk kanë kuptuar pozitën e Zotit dhe emrin e shenjtë të tij e kanë ulur aq shumë saqë e kanë krahasuar me idhujt. Në realitet burimi i mëkatit është mungesa e njohjes së drejtë dhe të saktë të Zotit, Zoti që është krijuesi i gjithësisë, administron çdo gjë dhe të gjitha krijesat për vazhdimësinë e ekzistencës së tyre kanë nevojë për Atë. Në ditën e kiametit toka dhe qiejt janë në dorën dhe fuqinë e Zotit. Kjo fuqi dhe madhështi e Zotit është aq e madhe saqë të gjithë duhet ta dinë se në ditën e kiametit askush nuk ka fuqi dhe kompetenca sa Ai dhe çelësi i shpëtimit dhe i zgjidhjes së problemeve është në dorën e Tij. Zoti është i pastër nga çdo lloj mëkati dhe padrejtësie. Sigurisht që mëkatarët këtë e kuptojnë në kohën kur për ata nuk mbetet më asnjë rrugë kthimi.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Mëkati është shenjë e mos falënderimit ndaj Zotit dhe mos përkushtim ndaj dijes dhe fuqisë së Tij.
  2. Qielli përballë madhështisë dhe fuqisë së Zotit, që është krijuesi i tij, është aq i vogël dhe i papërfillshëm saqë në dorën e zotit është si një letër e zhubrosur.

Tani le të dëgjojmë ajetet 68-70 të sures Zumer:

«وَنُفِخَ فِی الصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِی السَّمَاوَاتِ وَمَن فِی الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّـهُ  ثُمَّ نُفِخَ فِیهِ أُخْرَى فَإِذَا هُمْ قِیَامٌ یَنظُرُونَ»

68. Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit). 

«وَأَشْرَقَتِ الْأَرْضُ بِنُورِ رَبِّهَا وَوُضِعَ الْکِتَابُ وَجِیءَ بِالنَّبِیِّینَ وَالشُّهَدَاءِ وَقُضِیَ بَیْنَهُم بِالْحَقِّ وَهُمْ لَا یُظْلَمُونَ»

69. Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. 

 «وَوُفِّیَتْ کُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ وَهُوَ أَعْلَمُ بِمَا یَفْعَلُونَ»

70. Dhe, secili njeri shpërblehet me atë që ka vepruar, e Ai më së miri e di se ç’punuan. 

Pas përmendjes së fuqisë së Zotit në ditën e kiametit në ajetet e mëparshme, këto ajete flasin për mënyrën e fundit të botës dhe nisjes së kiametit dhe thonë: me një vetëtimë qiellore të gjitha krijesat do të vdesin dhe pas një farë kohe me një tjetër vetëtimë të gjithë do të ngjallen. Ata do të ngrihen në këmbë dhe do të presin llogarinë e veprimeve të tyre. Pra me një urdhër të Zotit të gjitha krijesat në qiell dhe në tokë do të vdesin. Me në tjetër vullnet të Tij, të gjithë të vdekurit do të ngjallen dhe do të paraqiten në gjyqin e kiametit. Është e natyrshme që Zoti këdo që dëshiron mund ta përjashtojë nga vdekja ashtu si për disa engjëj si Xhibraili, Esrafili dhe Mikaili. Në atë ditë kur të gjithë njerëzit do të ringjallen, bota do të ndriçohet nga drita e Krijuesit dhe drita e së vërtetës do të jetë aq e qartë saqë askush nuk mund ta mohojë atë. Perdet e fshehjes do të hiqen mënjanë dhe vërtetësia e veprimeve të njerëzve si e mirë ashtu edhe e keqe do të bëhet e qartë. Përpara syve të njerëzve nuk do të ketë asnjë lloj perde apo pengesë dhe nëpërmjet kësaj drite hyjnore, çdo gjë do të jetë transparente dhe e qartë. Në atë ditë lista e veprimi do të zbulohet dhe ajo do të analizohet. Këto janë lista të mirëfillta me veprimet nga më të voglat e deri tek të mëdhatë. Në atë ditë do të jenë të pranishëm profetët dhe dëshmitarët dhe ata në mesin e njerëzve do të bëjnë gjykim të drejtë.  Është e natyrshme që në një gjyq të kryesuar nga Zoti, toka do të ndriçohet nga drita e drejtësisë dhe profetët dhe dëshmitarët do të jenë të pranishëm dhe gjykimi do të jetë vetëm sipas të drejtës. Në një gjyq të tillë nuk ka qoftë edhe një grimcë mundësie që të bëhet padrejtësi dhe është e natyrshme që çdokush do të përballet me veprimet e kryera prej tij pa heqjen e asnjë pike apo presje.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Jeta dhe vdekja e të gjitha krijesave, mes tyre e njerëzve, varet nga vullneti i Zotit, vendimi i së cilës mund të jepet në çdo moment.
  2. Fundi i botës dhe nisja e ringjalljes, do të bëhet papritur dhe menjëherë dhe jo në formë graduale apo me kalimin e kohës.
  3. Gjyqi i kiametit do të mbahet me dosjen e veprimeve dhe dëshmive. Atje njerëzit do të gjykohen në formë të drejtë dhe të vërtetë sipas veprimeve të tyre.
  4. Në këtë botë disa prej dëshmitarëve monitorojnë sjelljet dhe veprimet tona. Veprimet tona regjistrohen si nga engjëjt por edhe nga profetët dhe dëshmitarët e veçantë që janë të njohur me veprimet që ne bëjmë.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags