Korrik 27, 2020 06:48 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 7-9 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetin 7 të sures Gafir:

«اَلَّذِینَ یَحْمِلُونَ الْعَرْشَ وَ مَنْ حَوْلَهُ یُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَ یُؤْمِنُونَ بِهِ وَ یَسْتَغْفِرُونَ لِلَّذِینَ آمَنُوا رَبَّنا وَسِعْتَ کُلَّ شَیْءٍ رَحْمَةً وَ عِلْماً فَاغْفِرْ لِلَّذِینَ تابُوا وَ اتَّبَعُوا سَبِیلَکَ وَ قِهِمْ عَذابَ الْجَحِیمِ»

7. Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit! 

Sipas ajeteve të kuranit, engjëjt janë punëtorë për sistemin e gjithësisë dhe në shumë çështje ata janë ndërmjetësues mes Zotit dhe njeriut. Këto ajete përmendin aspekte të tjerë të lidhjes së engjëjve me njeriun dhe thonë: Engjëjt janë mbartës të Arashit vazhdimisht falënderojnë Zotin dhe luten për besimtarët dhe kërkojnë mëshirë për ata. Ata në lutjet e tyre thonë: “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehenemit! Në fakt ky ajet u jep lajmin e mirë besimtarëve dhe u thotë se mbartësit e Arashit që janë më të fuqishmit e kësaj bote janë mbështetësit tuaj. Ata vazhdimisht falen për ju dhe nga Zoti kërkojnë që t’iu mëshirojë dhe t’iu falë dhe kjo është një prej pikave më shpresëdhënëse për besimtarët. Ajo që njeriu të ndjejë se bota nuk është e kufizuar vetëm tek sistemi material pasi në botë ekziston një fuqi e fshehur që mbështet besimtarët, është një përkrahje e madhe për besimtarin në këtë botë të mbushur me vështirë dhe elementë të rrezikshëm. Kjo ndjenjë u jep njerëzve shpresë dhe fuqi për të rezistuar duke ndjekur rrugën e Zotit.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Ajo që engjëjt që ndodhen pranë Zotit kërkojnë falje dhe mëshirë për besimtarët dhe i mbështesin besimtarët, është faktor shpresëdhënës. Kjo në vetvete i ngroh zemrat e besimtarëve dhe ndjekësve të fesë.
  2. Lutja për të tjerë është veprim me vlerë. Ne duhet të mësojmë nga engjëjt dhe si ata të lutemi për të drejtën e të tjerëve dhe për njerëzit e tjerë nga Zoti të kërkojmë mëshirë dhe falje.
  3. Elementi i lidhjes së njeriut me Zotin dhe engjëjt është besimi dhe veprimi i drejtë. Nëse ky element lidhës forcohet, njeriu në këtë botë dhe në ahiret shpëton nga ndëshkimi dhe zhdukja.

Tani le të dëgjojmë ajetet 8-9 të sures Gafir:

«رَبَّنا وَ أَدْخِلْهُمْ جَنّاتِ عَدْنٍ الَّتِی وَعَدتَّهُمْ وَ مَنْ صَلَحَ مِنْ آبائِهِمْ وَ أَزْواجِهِمْ وَ ذُرِّیّاتِهِمْ إِنَّکَ أَنْتَ الْعَزِیزُ الْحَکِیمُ»

8. Zoti ynë, shtije në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhënjyesi, i urti! 

«وَ قِهِمُ السَّیِّئاتِ وَ مَنْ تَقِ السَّیِّئاتِ یَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ وَ ذلِکَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِیمُ»

9. dhe i mbron ata prej të këqijave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqijave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh”. 

Në vazhdim të ajetit të mëparshëm, ku flitet për mbështetjen e engjëjve ndaj besimtarëve, këto ajete thonë: Engjëjt nga Zoti për besimtarët jo vetëm që kërkojnë pastrimin nga mëkat dhe mos ndëshkimin e besimtarëve por për ata kërkojnë që në parajsë të qëndrojnë pranë anëtarëve të familjes. Sigurisht që ata nënkuptojnë një pjesë të familjes të cilët janë të denjë për tu futur në parajsë, sepse në ditën e gjykimit lidhjet familjare apo farefisnore nuk mund të shpëtojnë fëmijën, bashkëshortin apo bashkëshorten nga gabimet dhe mëkatet e tyre, pasi kushti i vetëm për tu futur në parajsë është besimi dhe veprimi i drejtë. Mirëpo ekziston shpresa që ata të parajsës të kërkojnë nga Zoti që prindërit, bashkëshorti dhe bashkëshortja dhe fëmijët të jenë pranë tyre dhe Zoti për secilin që e sheh të arsyeshme që është i denjë për tu futur në parajsë e mëshiron dhe e fal dhe ata i vendos pranë njëri-tjetrit. Kjo përputhet edhe me urtësinë dhe madhështinë hyjnore. Zoti në ajete të tjera ka premtuar se: ne fëmijët dhe njerëzit besimtarë në parajsë do t’i bashkojmë me besimtarët dhe ata që kanë bërë mirë. Ky premtim tregon rëndësinë dhe vlerën që ka  familja dhe forcimi i lidhjeve familjare për Zotin. Më pas ajeti vazhdon duke përmendur lutjen e engjëjve për besimtarët të cilët kërkojnë që besimtarët të pastrohen nga çdo lloj të keqeje dhe papastërtie në këtë botë dhe në ahiret dhe kjo është tregues i mëshirës hyjnore për besimtarët. Në realitet kjo tregon se besimtarët e vërtetë do të futen në parajsë me respekt dhe dinjitet. Është e qartë se çdokush që përfshihet nga lutja e engjëjve dhe shpëton nga ferri do të futet në parajsë që është niveli më i lartë i lumturisë dhe perfeksionimit. Për njeriun nuk ka asgjë më të lartë sesa ajo.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Lutja për të tjetër është metodë e engjëjve dhe evliave të Zotit. Për ata njerëz që janë lëkundur dhe tronditur disi, nga Zoti kërkoni mëshirë dhe falje.
  2. Deri në kohën kur njerëzit e ndotur të mos pastrohen nga mëkatet, ata nuk janë të denjë për tu future në parajsën hyjnore.
  3. Lumturua dhe perfeksionimi I madh varet nga shëndeti I njerëzve që ata të jenë të pastër nga çdo lloj ndotje.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags