Korrik 27, 2020 09:24 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 13-15 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 13-14 të sures Gafir:

«هُوَ الَّذِی یُرِیکُمْ آیَاتِهِ وَیُنَزِّلُ لَکُم مِّنَ السَّمَاءِ رِزْقًا  وَمَا یَتَذَکَّرُ إِلَّا مَن یُنِیبُ»

13. Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim. 

«فَادْعُوا اللَّـهَ مُخْلِصِینَ لَهُ الدِّینَ وَلَوْ کَرِهَ الْکَافِرُونَ»

14. Pra, adhuroje All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin). 

Në emisionin e mëparshëm, u fol për fatin e politeistëve dhe mosbesimtarëve në ringjallje. Ajetet e mëposhtme i referohen monoteizmit dhe shenjave të tij dhe thonë: Shenjat e Zotit Një, janë të shumta në krijimet e Tij, rreth e rrotull jush, të cilët i shihni dhe me to merreni për çdo ditë.  Me fjalë të tjera, shenjat dhe simbolet e tij shfaqen kudo në muret dhe dyert e universit. Qielli dhe toka, malet, fushat dhe deti, të gjitha llojet e kafshëve ujore dhe detare, zogjtë e qiellit dhe kafshët që jetojnë në tokë, janë të gjitha simbole dhe shenja që nuk mund të fshihen nga sytë tuaj. Në vazhdim thuhet se Ai ju dërgon juve kafshatën e ditës nga qielli. Një nga shenjat e Tij më të rëndësishme, që është gjaku i jetës së të gjitha bimëve, kafshëve dhe njerëzve, është shiu dhe drita rrezatuese e diellit, të cilat që të gjitha zbresin nga qielli dhe pa to, jeta në tokë nuk mund të eksitojë. Përkundër të gjitha këtyre ajeteve mbi universin, sytë dhe zemrat e mbuluar nga perdet nuk shohin asgjë. Në fakt, ata që paralajmërohen duke i këto ajete veten e tyre e  vendosin në rrugën e kthimit për tek Zoti, dhe i pastrojnë zemrat dhe shpirtrat e tyre nga ndotjet. Në kuptimin konvencional, ai që fle me një zë  zgjohet, por ai që bën sikur fle dhe nuk ka ndërmend të zgjohet, sado që ta thërrasësh ai nuk zgjohet. Ajeti vazhdon: Tani që keni zbuluar se Zoti nuk ka partner në sistemin e krijimit, mos e shoqëroni atë me adhurime, pastroni fenë tuaj për Të dhe të tjerët me ligj mos i bëni mëkatarë. Me siguri, kjo do të prekë dhe mërzisë shumë mosbesimtarët fanatikë dhe kokëfortë, por mos u dorëzoni përballë frikës dhe pastroni fenë tuaj për Zoti, edhe pse jobesimtarët mund të jenë të pakënaqur.

Nga këto ajete mësojmë se;

  1. Bota përreth nesh është plot me shenja të monoteizmit. Mjafton të shikojmë botën përreth nesh me sytë tanë të zemrës dhe arrijmë të kuptojmë Krijuesin tonë.
  2. Krijimi i çdo gjallese është një nga shenjat e Zotit dhe dhënia e kafshatës ditore që i nevojitet gjallesës për mbijetesë, është një shenjë tjetër!
  3. Zhveshja e fesë nga çdo besëtytni dhe herezi dhe braktisja e zakoneve të rreme dhe eliminimi i ligjeve antifetare, janë shenja të besimit të vërtetë, të pastër dhe të sinqertë.

Tani le të dëgjojmë ajetin 15 të sures Gafir:

«رَفِیعُ الدَّرَجَاتِ ذُو الْعَرْشِ یُلْقِی الرُّوحَ مِنْ أَمْرِهِ عَلَى مَن یَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ لِیُنذِرَ یَوْمَ التَّلَاقِ»

15. Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kiametit). 

Ky ajet përshkruan disa nga atributet dhe veprimet e Zotit dhe vijon ajetin e mësipërm, i cili i referohet sinqeritetit dhe pastërtisë në fe dhe thotë: Sa më të pastër të jenë besimtarët në fenë e tyre, aq më i lartë është niveli i tyre, ashtu si midis profetëve, ata që kanë kaluar më shumë testime dhe kanë arritur nivelin më të lartë të sinqeritetit, kanë fituar një status më të lartë. Po, Zoti i ngre shkallët e secilit nga ne, në bazë të nivelit tonë të sinqeritetit. Pastaj thotë: Ai zotëron Arshin dhe fuqia dhe sundimi i Tij është i përhapur në të gjithë universin. Sundimi i Tij është i padiskutueshëm dhe askush nuk ka fuqi dhe fuqi që të përballet me Atë. Ajetet e mëparshme u referohen shenjave të Zotit në krijimtari. Ky ajet në vijim i referohet sistemit të ligjit dhe thotë: Zoti nuk i ka lënë njerëzit të vetëm, por përveç dhuratës materiale që u ka dhënë të gjitha qenieve, për njerëzit Ai ka caktuar edhe dhuratën shpirtërore. Ndërmjetësi i kësaj dhurate janë engjëjt dhe profetët përmes të cilëve Zoti paralajmëron njerëzit duke u thënë atyre se ekziston një ditë e Kiametit. Në fakt, dita e Kiametit është dita e takimit, dita e takimit të njeriut me Zotin e universit, por jo me sy, sepse Ai nuk është nga lloji material/ është dita e takimit të së të drejtëve dhe të  padrejtëve me ndjekësit e tyre / dita e takimit të të mirëve me bamirësit/ dita e ndërveprimit njerëzor me aktet e tij/ dita kur shtypësi takohet me të shtypurit, por ai kurrë nuk e imagjinonte këtë ditë. Po, qëllimi i të gjitha librave dhe mësimeve të profetëve është që t'i bëjnë krijesat e Zotit të kenë frikë nga dita e takimit të madh.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1.  Rruga e fesë është rruga e rritjes dhe e përsosmërisë dhe Zoti ngre këdo që përpiqet në këtë rrugë.
  2. Engjëlli i shpalljes, shpall atë që ka urdhëruar Zoti, për këdo që Zoti urdhëron.
  3. Profetët janë të zgjedhurit e Zotit dhe Zoti i zgjedh ata bazuar në njohuritë dhe mençurinë e Tij.
  4. Profetët, nga dhembshuria dhe dashamirësia, paralajmërojnë njerëzit mbi rreziqet e rrugës së jetës. Kushdo që i dëgjon këto paralajmërime arrin në ngritje dhe prosperitet  dhe kushdo që nuk i pranon ata do të pësojë mjerim dhe shkatërrim.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags