Shtator 02, 2020 22:42 Europe/Tirane
  • Pasojat e marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist; Strategjik apo afatshkurtër? (2)

Një nga çështjet më të rëndësishme në lidhje me marrëveshjen e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist është se cilat janë pasojat e kësaj marrëveshjeje?

Në dy programe, duke iu referuar shkurtimisht disa prej pasojave më të rëndësishme të marrëveshjes, shtrohet pyetja se nëse pasojat do të jenë strategjike apo afatshkurtra? Në programin e mëparshëm, u shqyrtuan shkurtimisht disa nga pasojat më të rëndësishme të marrëveshjes, ndërsa në këtë program, janë shqyrtuar disa pasoja të tjera.  

Forcimi i dypolarizimit të politikës dhe pushtetit në Azinë Perëndimore

Disa besojnë se marrëveshja e Abrahamit do të dobësojë palestinezët kundrejt regjimit sionist. Pyetja është, cila ka qenë pozita e çështjes Palestineze në politikën e jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe deri më tani dhe cilat veprime ka ndërmarrë Abu Dhabi në mbështetje të Palestinës? Husein Amir Abdulahian, një ekspert i vjetër në çështjet ndërkombëtare, thotë se deri më tani Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kishin ndërmarrë ndonjë veprim për Palestinën që tani kjo marrëveshje do të dobësonte Palestinën kundrejt regjimit sionist. Gjeografia e Palestinës po bëhet gjithnjë e më e vogël, por shumica e vendeve arabe, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, nuk treguan ndonjë mbështetje të veçantë për Palestinën dhe  janë mjaftuar vetëm me lëshimin e disa deklaratave dënuese.

Duke pasur parasysh këtë situatë, është fakt se marrëveshja e Abrahamit nuk do të dobësojë pozicionin palestinez, por do të ketë një pasojë të rëndësishme strategjike. Marrëveshja do të ekspozojë dhe forcojë "dypolarizimin e politikës dhe pushtetit në rajonin e Azisë Perëndimore". Kjo marrëveshje ka zbuluar imazhin e kompromisit për palestinezët dhe boshtin e rezistencës në rajon dhe madje edhe ato grupe që besojnë në negociata dhe kompromis brenda Palestinës kanë arritur në përfundimin se ata duhet të rezistojnë dhe të mbrojnë veten e tyre në mënyrë që të mbrojnë sigurinë dhe integritetin territorial të Palestinës. Autoriteti Palestinez madje e quajti marrëveshjen një "tradhti" dhe thirri ambasadorin palestinez nga Abu Dhabi. Grupet e rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore, duke përfshirë Ansarullah  të Jemenit, Hezbullahun në Liban dhe grupet e rezistencës në Irak, kanë dënuar veprimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe theksuan nevojën e solidaritetit në përballje me regjimin sionist dhe mbështetjen për Palestinën. Një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit thotë: "Historia do të tregojë se si ky gabim strategjik nga regjimi sionist dhe kjo thikë pas shpine që u godit padrejtësisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbi kurrizin e popullit Palestinez dhe të gjithë myslimaneve, përkundrazi do të çojë në forcimin e boshtit të rezistencës. Rezistenca, solidariteti dhe bashkimi në përballje me regjimin sionist dhe vartësve në rajon do të arrijnë kulmin."

Jason Pack, themeluesi i Institutit Libya-Analysis  dhe ish drejtori ekzekutiv i Shoqatës Libiane-Amerikane të biznesit, për Foreign Policy shkroi: "Për dekada, lufta arabo-izraelite ka qenë një gabim i madh gjeopolitik në Lindjen e Mesme, por në vitet e fundit ajo është bërë e parëndësishme për shkak të rritjes së afërsisë së shteteve arabe të Gjirit Persik me Izraelin. Marrëveshja e fundit për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe vetëm zyrtarizoi këtë ndryshim të kursit. Ndërsa kjo marrëveshje mund të ketë pak efekte në zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Palestinez dhe e ka shmangur atë në masë të madhe, ajo ka implikime të thella për zona të tjera dhe përkeqëson Luftën e Ftohtë bashkëkohore që ka pllakosur rajonin që nga Pranvera Arabe". Prandaj, forcimi i dypolarizimit në Azinë Perëndimore është një nga pasojat strategjike të marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist.

Paqe për asgjë

Një nga pasojat më të rëndësishme të marrëveshjes së Abrahamit është natyra e asaj marrëveshjeje. Në të kaluarën, marrëveshja e regjimit sionist me Egjiptin dhe Jordaninë u arrit në këmbim të një koncesioni, përfshirë tërheqjen e regjimit sionist nga një pjesë e territoreve të pushtuara. Sidoqoftë, marrëveshja e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist është "paqe kundrejt paqes". Megjithëse Emiratet e Bashkuara Arabe pretenduan se përballë kësaj marrëveshjeje, regjimi sionist do të hiqte dorë nga aneksimi i Bregut Perëndimor të lumit Jordan në Palestinën e Pushtuar, Benjamin Netanyahu deklaroi qartë se plani i aneksimi ishte pezulluar për një farë kohe dhe se ai  nuk ishte anuluar. Nëse kjo prirje përsëritet nga vendet e tjera arabe, përfshirë Bahrejnin dhe ndoshta Omanin, mund të thuhet se një nga pasojat e Marrëveshjes së Abrahamit është se natyra e marrëveshjes me regjimin sionist që do të ndryshojë nga "paqja për tokën" në "paqje për paqen". Me fjalë të tjera, me këtë lloj marrëveshje, vendet arabe, ndërsa tkurrin gjeografinë e territoreve arabe, ata gjithashtu mbështesin krimet e regjimit sionist dhe kjo është një nga pasojat strategjike të marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist.

Fama e keqe për Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kërcënimet në rritje kundër Abu Dhabit

Një pasojë tjetër strategjike e marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist është fama e keqe e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe e cila do të shkaktojë dëmtime dhe kërcënime serioze për këtë vend. Në vitet e fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë një aktor ndërhyrës në punët e brendshme të vendeve arabe, duke përfshirë Libinë, Jemenin, Libanin, Sirinë dhe madje edhe Egjiptin. Ndërhyrja në punët e brendshme të këtyre vendeve jo vetëm që nuk ka sjellë asnjë një arritje për Abu Dhabin, por gjithashtu ka rritur tensionet e saj me fuqitë rajonale, përfshirë Turqinë dhe Republikën Islamike të Iranit. Nga ana tjetër, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë në tension të vazhdueshëm me fqinjin e saj Katarin brenda kornizës së Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik dhe marrëdhëniet midis Abu Dhabi dhe Dohas janë ndërprerë që nga qershori i vitit 2017. Në muajt e fundit, tensionet midis Abu Dhabit dhe Ankarasë janë përshkallëzuar gjithashtu për shkak të politikës së jashtme të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe dhe madje gjasat e përplasjeve midis të dy palëve janë rritur. Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani kanë refuzuar të vendosin marrëdhënie diplomatike me Republikën Islamike të Iranit dhe Katarit. Hapja e ambasadës sioniste në Abu Dhabi, e cila bie ndesh me interesat dhe idealet palestineze, ka diskredituar Emiratet e Bashkuara Arabe për injorimin e identiteteve islamike dhe arabe dhe është bërë shkak për rritjen e presionit rajonal dhe të protestave në vende të ndryshme arabe ku demonstruesit dogjën fotografitë e princit të kurorës Muhamed bin Zajed gjatë demonstratave anti-Emiratet e Bashkuara Arabe.

Husein Amir Abdulahian, një ekspert i vjetër për çështjet ndërkombëtare, shkroi në faqen e tij personale në Twitter dhe tha: "Emiratet e Bashkuara Arabe po kalojnë në mënyrë të paarsyeshme vijat e kuqe të sigurisë kolektive në rajon duke i hapur rrugën regjimit të rremë Izraelit në rajonin e Gjirit Persik. Nga sot, çfarëdo që të ndodhë në rajonin e Gjirit Persik në të cilin sionistët kanë një dorë të fshehur ose të hapur, përgjegjës për pasojat e caktuara dhe serioze, përveç sionistëve do të jetë edhe Abu Dhabi".

Forcimi i identitetit islamik të Palestinës dhe përçarja brenda botës arabe

Një nga pasojat më të rëndësishme të marrëveshjes së Abrahamit është se çështja e Palestinës më shumë se kurrë po humbet identitetin e saj arab dhe imazhi i saj islamik po forcohet. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i tretë arab pas Egjiptit dhe Jordanisë që vendos marrëdhënie zyrtare diplomatike me regjimin sionist. Kjo ngjarje nënkupton zvogëlimin e mbështetjes së vendeve arabe për çështjen palestineze. Kjo çështje mund ta nxjerrë çështjen e Palestinës nga "korniza etnike" dhe ta ngrejë atë në nivelin tematik "përtej-etnisë" në botën islamike. Kjo mund ta çojë Palestinën më afër vendeve të tilla si Republika Islamike e Iranit ose Turqisë. Nga ana tjetër, veprimi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjeruar hendekun brenda vendeve arabe, pasi popujt dhe një numër i madh i grupeve politike brenda vendeve arabe, ndërsa kanë dënuar veprimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, gjithashtu kundërshtuan qëndrimin mbështetës të qeverive të tyre. Popujt dhe grupet politike në Bahrejn, Kuvajt, Irak, Jemen, Egjipt, Marok, Tunizi, Algjeri, Liban dhe Jordani protestuan kundër marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist dhe kërkuan që marrëveshja të dënohej nga qeveritë e këtyre vendeve. Mosveprimi i qeverive të këtyre vendeve përballë kësaj kërkese popullore do të rrisë hendekun midis popujve dhe qeverive.

Dobësimi i pozitës së institucioneve arabe

Institucionet arabe, përfshirë Ligën Arabe dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik, në dekadën e fundit janë bërë praktikisht joefikase dhe instrumentale. Megjithëse rajoni arab i Azisë Perëndimore gjatë dekadës së fundit ka përjetuar më shumë konflikte, pasiguri dhe ndryshime se çdo rajon tjetër në botë, institucione të tilla si Liga Arabe dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik janë thjesht institucione që u shërbejnë interesave dhe qëllimeve të vendeve të tilla si Arabia Saudite. Ata nuk kanë luajtur ndonjë rol në menaxhimin e krizave në botën arabe. Tani, më shumë se kurrë, marrëveshja e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist ka provuar joefikasitetin dhe instrumentalitetin e këtyre institucioneve në botën Arabe. Palestina është një vend arab për sa i përket identitetit gjuhësor, i cili është i përfshirë në luftë dhe konflikt me regjimin sionist. Pavarësisht nga identiteti arab të Palestinës si dhe anëtarësimit të saj në Ligën Arabe, unioni nuk mbajti asnjë takim në lidhje me marrëveshjen e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist dhe madje refuzoi kërkesën e Autoritetit Palestinez për një takim të jashtëzakonshëm. Arsyeja për këtë është hendeku në botën arabe në lidhje me marrëveshjen e Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist. Ndërsa vende të tilla si Egjipti, Omani dhe Bahrejni e mbështetën hapur marrëveshjen, Arabia Saudite dhe disa vende të vogla arabe qëndruan të heshtura, ndërsa vende të tilla si Kuvajti e dënuan marrëveshjen. Prandaj, mund të thuhet se pasoja strategjike e marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist është dobësimi i mëtejshëm i pozitës së institucioneve Arabe në çështjet që lidhen me botën Arabe. Kështu, edhe institucionalizmi në botën arabe ka nevojë për një reformim themelor.

 

Tags