Nëntor 29, 2020 18:40 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Trump për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë

Edhe pse kanë kaluar disa javë që nga përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikë, akoma nuk është bërë e çartë çështja e presidentit të ardhshëm të SHBA-ve.

Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve në shtetet e Karolinës Veriore dhe Virxhinia, çështja e zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2020, me sa duket është mbyllur. Sidoqoftë, presidenti aktual Donald Trump dhe i kandidati republikan ende refuzojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.

Kandidati demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020 në Amerikë, fitoi 306 nga 538 votat e kolegjit elektoral, 37 më shumë se kuorumi i nevojshëm për të fituar zgjedhjet presidenciale, sipas mediave kryesore. Ndërsa gjithashtu u deklaruar se Donald Trump ka fituar 232 vota të kolegjit elektoral.

Pavarësisht shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020 në shtetet e fundit të mbetura të SHBA-ve, Trump dhe funksionarët e afërm me atë vazhdojnë të refuzojnë ta njohin Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Në dhjetë ditët e fundit, ashtu si në javët para 3 nëntorit – që ishte dita e zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA - Trump ka theksuar vazhdimisht për ndodhjen e mashtrimit dhe manipulimit në zgjedhjet presidenciale. Sidoqoftë, Agjencia e Sigurisë Kibernetike e SHBA-ve deklaroi se zgjedhjet presidenciale e 3 nëntorit ishin një nga zgjedhjet më të sigurtat në historinë e SHBA-ve.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike e SHBA-ve deklaroi: "Nuk ka asnjë arsye që fletët e votimit të humbin ose të ndryshohen. Sidoqoftë, në shtetet ku ka pak ndryshim midis kandidatëve, fletët e votimit do të rinumërohen. Ne kemi një dokument të shkruar për secilën votë të hedhur në kutinë e votimit".

Sigurisht, konfirmimi i shëndetit të zgjedhjeve të diskutueshme të 3 nëntorit të vitit 2020 nga zyrtarë shtetërorë si dhe zyrtarë federalë të sigurisë, nuk e ka bindur ende presidentin aktual amerikan Donald Trump që të heqë dorë nga pretendimet e tij për mashtrimin dhe falsikimin e votave në procesin zgjedhor. Presidenti amerikan i cili në ditët e para të votimit paraqiti akuza për mashtrim dhe falsifikim të votave në disa shtete, duke përfshirë Pennsilvaninë, Miçiganin, Arizona dhe Georgia, tani po kërkon të vërë në dyshim shëndetin e zgjedhjeve në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rudy Giuliani, avokati i Trump i cili thuhet se është përgjegjës për padinë dhe ankesat e fushatës së tij elektorale kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, deklaroi: "Biden u zgjodh president nga media mashtruese bazuar në votimin e paligjshëm në Pensilvani, Michigan, Wisconsin, Gjeorgjia, Nevada dhe në shtete të tjera. Ne do t'i vërtetojmë të gjitha këto mashtrime të bëra në procesin e votimit". Megjithëktë, pyetja kryesore në lidhje me këtë çështjeje është kjo se cilat mjetet dhe mekanizmat ligjore që kanë në dispozicion Donald Trump dhe këshilltarët e tij për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale?

Mënyra e parë për të ndryshuar rezultatin aktual të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ave është që shtabi i fushatës së Donald Trump t'i referohet gjyqësorit amerikan. Me fjalë të tjera, Donald Trump duhet të bëjë hapa të rëndësishëm dhe të suksesshëm në gjykata në mënyrë që të kthejë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në favor të tij.

Aktualisht, avokatët e Trump në disa shtete kanë ngritur procese gjyqësore që mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, nga mënyra se si pranohen fletët e votimit postar e deri te mënyra se si numërohen fletët e votimit dhe mënyrën se si vëzhguesit zgjedhor janë të pranishëm në qendra e kutive të votimit dhe në procesin e numërimit të votave.

Sidoqoftë, edhe nëse disa prej ankesave të paraqitura nga avokatët e Trump pranohen nga gjykatat e shtetit dhe Gjykata e Lartë Federale, rezultati i zgjedhjeve nuk duket se do të ndryshojë në disfavor të kandidatit demokrat Joe Biden; për arsye se në disa shtete, dallimi midis dy kandidatëve është dhjetëra mijëra vota dhe anulimi i kësaj shume votash do të jetë shumë larg nga sa pritet. Prandaj, nuk pritet që referimi dhe paraqitja e këtyre çështjeve në gjykata do të jetë aq shumë i dobishëm për të mbajtur pushtetin nga shefi ekzekutiv i SHBA-ve sepse duket të jetë një gjë shumë e parealizueshme.

Por, nëse për çfarëdo arsye, Trump nuk arrin të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në gjykatat amerikan, ka shumë të ngjarë që ai të kthehet në opsionin e dytë që është shtyrja e zgjedhjes së presidentit nga Dhoma e Përfaqësuesve. Sipas Kushtetutës së SHBA-ve, kjo detyrë është përgjegjësi e Dhomës së Përfaqësuesve sa herë që ndonjë nga kandidatët presidencialë nuk arrin të marrë numrin minimal të kërkuar të votave të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, i cili aktualisht qëndron në 270 vota.

Në këtë fazë, për zgjedhjen e presidentit, secili shtet do të ketë vetëm një votë në Dhomën e Përfaqësuesve, dhe vota e secilit shtet do të përcaktohet pas votimit midis anëtarëve të atij shteti në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Me fjalë të tjera, mjafton që një nga dy kandidatët presidencialë të fitojë votat e 26 shteteve për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Duke marrë parasysh faktin se nëse çështja shkon deri në këtë fazë, sipas ligjit amerikan, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të hedhin votat e tyre më datë 14 dhjetor për të përcaktuar presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por kësaj radhe duke shkruar votën e tyre në zarfe të mbyllura dhe duke i dërguar ato në selinë e Kongresit të Amerikës në Uashington DC, kryeqytetin e SHBA-ve. Vetëm në këtë mënyrë Donald Trump do të jetë në gjendje që duke vazhduar polemikat dhe paraqitjen e dyshimeve mbi rezultatet e votova qytetare në disa shtete, të ulë numrin e votave elektorale të Kolegjit Zgjedhor të Joe Biden në më pak se 270.

Në këtë skenar, asambletë shtetërore në disa nga shtetet republikane ku Joe Biden ka fituar, me pretekstin e mashtrimit dhe falsifikimit të votave zgjedhor, mund të mos emërojnë anëtarë të kolegjit të tyre elektoral dhe mund të mos i lejojnë ata që të votojnë. Në këtë rast, çështja e përcaktimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të vitit 2020, do t'i referohet Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Duke marrë parasysh faktin se çështja e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020, është shndërruar në një çështjeje nderi dhe prestigji të madh për rrymat dhe partitë politike të Amerikës dhe nga e djathta ekstreme humbja e Trump konsiderohet humbje e besimit dhe e identitetit amerikan, asambletë e shteteve në fund të fundit do të vendosin në një mënyrë që të mos rezultojë me humbjen e Donald Trump në këto zgjedhjeje.

Pra, siç duket pikërisht për këtë arsye, nuk duket shumë e paarsyeshme që Donald Trump dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, të tillë si Mike Pompeo dhe Rudy Giuliani, me besim të plotë flasin për fitore dhe në asnjë mënyrë nuk janë të gatshëm të mendojnë për çështjen e një transferimi paqësor të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo sjellje ka bërë që ish-presidenti amerikan Barack Obama të thotë: "Figura dhe personalitete të larta republikane duke u rreshtuar dhe u pozicionuar pranë Donald Trump në mospranimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në bazë të të cilit ai u shpall humbës, po minojnë dhe shkatërrojnë demokracinë në Amerikë”.

Tags