Prill 28, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Ruhani: Gjeneral Kasem Sulejmani ka neutralizuar komplotin e sionistëve të dhe të Amerikës në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se gjeneral Kasem Sulejmani ishte ai që ka neutralizuar komplotet e sionistëve dhe të Amerikës në rajon dhe ishte këshilltari më i mirë i ynë në politikën e jashtme në rajon.

Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë vuri në dukje se aktualisht është koha e zemërimit të regjimit sionist dhe të regjimeve të tjera të varura të rajonit dhe e radikalëve të Amerikës, ndërsa shtoi: “Rruga të cilën ata e kishin parashikuar, tanimë është prishur dhe Trump ishte vetëm një president amerikan i cili ka punuar si mercenar për sionistët. Natyrisht se edhe presidentët e tjerë të Amerikës bashkëpunojnë me sionistët dhe mbështesin regjimin sionist, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka qenë mercenarë i sionistëve. Ata që e nxitën Trump që të dalë nga marrëveshja bërthamore, ishin pikërisht sionistët, aventura e transferimit të ambasadës amerikane në Kods gjithashtu ishte krim i sionistëve. Gjithashtu largimi i Amerikës nga disa organizata ndërkombëtare është bërë me pretekstin e Palestinës dhe me nxitjen dhe urdhrin e sionistëve”.

Ruhani shtoi: “Ngjarja e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani gjithashtu ishte komplot i sionistëve dhe është realitet që ky ishte një krim i kryer nga Trump, mirëpo në prapaskenë qëndronin sionistët të cilët e konsideronin gjeneralin e madh iranian kërcënim për planet e tyre ndërkohë që ai ka punuar në interes të të gjithë popujve të rajonit. Tani është koha e zemërimit dhe irritimit të sionistëve, regjimeve të varura dhe radikaleve amerikan nga sukseset e popullit të Iranit, për arsye të gjitha planet e tyre që kishin planifikuar në katër vitet e kaluara, i janë prishur dhe të gjithë e kanë kuptuar se duhet të dorëzohen para ligjit dhe rregullave ndërkombëtare të respektojnë të drejtën e Iranit”.

 

Tags