Qershor 22, 2021 16:57 Europe/Tirane
  • OKB: Presim vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë e re iraniane

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në reagim ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Iranit, ka thënë se Antonio Guteres pret vazhdimin e bashkëpunimit me autoritetet e larta të Republikës Islamike të Iranit.   

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Stephane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, në konferencën për shtyp të tij, në lidhje me fitoren e Sejed Ebrahim Ra’isit në zgjedhjet presidenciale të Iranit, ka thënë se sekretari i përgjithshëm i OKB pret vazhdimin e bashkëpunimit me autoritetet e larta iraniane në lidhje me çështjet me interes të përbashkët dhe me respekt të ndërsjellët në kuadër të interesave të Iranit, në interes të popullit iranian dhe në interes të popujve të rajonit.

Sipas faqes informative të OKB-s, ai në lidhje me këtë pyetje se Antonio Guteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, a ka dërguar mesazh urimi sipas zakonit për Ebrahim Ra’isi, presidentin e zgjedhur të Iranit apo jo?, ka thënë: “Me siguri se do të ndiqet procesi i zakonshëm dhe nuk kam dyshim në këtë. Mirëpo zakonisht kjo ndodh afër kohës së betimit dhe marrjes së përgjegjësisë dhe sipas asaj që e dimë ne, kjo ngjarje do të ndodhë pas 6 javëve”.

Tags