Qershor 12, 2024 08:02 Europe/Tirane
  • Bagheri: Irani dhe BRICS mund të kontribuojnë në përcaktimin e drejtimit të së ardhmes së botës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit tha: Si një nga anëtarët e BRICS, Irani së bashku me fuqitë e tjera mund të kontribuojë në projektimin e rrugëve kryesore të botës së ardhshme.

Sipas IRNA; Ali Bagheri Kani i cili udhëtoi në Rusi për të marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BRICS, përpara se të largohej nga Nizhny Novgorod tha: Duke pasur prodhuesit dhe konsumatorët më të mëdhenj të energjisë, BRICS është një fuqi ekonomike e pamohueshme në nivel global. Bagheri shtoi: BRICS me një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e problemeve globale synon të zëvendësojë unilateralizmin e Shteteve të Bashkuara dhe një shembull i kësaj është dështimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur krizën e Gazës, pavarësisht ndikimit në Këshillin e Sigurimit dhe mbështetjes ndaj regjimit sionist. Ai theksoi se “BRICS po kërkon një botë të bazuar në drejtësi, në të cilën çdo vend ka përgjegjësi dhe të drejta bazuar në kapacitetet dhe aftësitë e tij”. Diplomati i lartë i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se takimi i ministrave të Jashtëm të BRICS u prit me pjesëmarrjen e 10 vendeve anëtare dhe gjithashtu përfaqësuesve të 10 vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe shtoi: Si anëtare e BRICS, Republika Islamike e Iranit së bashku me fuqitë e tjera mund të kontribuojë në projektimin e rrugëve kryesore të botës së ardhshme. Bagheri tha se Irani me inteligjencë dhe maturi ndjek interesat e tij kombëtare si dhe interesat e vendeve të pavarura dhe shtoi: Anëtarësimi në BRICS është një mundësi për Iranin që të përmirësojë statusin e tij si fuqi rajonale në arenën ndërkombëtare. Ai në fund tha: Duke marrë pjesë në formë aktive në BRICS, Irani mund të kontribuojë në paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe në botë.

Tags