May 01, 2021 13:54 Europe/Tirane
  • Shefat e delegacioneve të Iranit dhe Rusisë bisedojnë në prag të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Takimi i shefave të delegacioneve të Iranit dhe Rusisë u zhvillua sot në Vjenë në prag të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në prag të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, sot në mëngjes u zhvillua një takim kryesisht i gjatë mes Sejed Abas Erakçi, shefi i delegacionit të Iranit dhe Mikhail Ulyanov, shefit të delegacionit të Rusisë në Vjenë të Austrisë.

Në këtë takim të dy delegacionit përsëri kanë diskutuar qëndrimet e tyre dhe kanë theksuar nevojën për vazhdimin e qëndrimeve të afërta të të dy vendeve.

Pala ruse në këtë takim edhe një herë ka theksuar mbështetjen e saj ndaj marrëveshjes bërthamore dhe nevojën për heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit.

Sot pasdite zhvillohet takimi i radhës i komisionit të përbashkët për të shqyrtuar rezultatet e punës së grupeve punuese në nivel të ekspertëve.

Tags