May 07, 2021 09:07 Europe/Tirane
  • Eragçi: Prioriteti kryesor në negociata është sigurimi i interesave të popullit iranian

Kreu i ekipit negociator iranian në bisedimet e Vjenës, duke theksuar se shpresojmë të jemi në gjendje të zgjidhim çështjet në një kohë më të shkurtër, tha:

Prioriteti i parë në negociata është sigurimi i interesave të popullit iranian.   Sipas IRNA, Seyyed Abbas Eragçi, të enjten në mbrëmje pas takimit me "Rafael Grossi" Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha:  Takimet e Komisionit të Përbashkët do të rinisin këtë të Premte në mëngjes dhe ky është raundi i katërt i bisedimeve të Vjenës ku ne do të vazhdojmë procesin që kemi filluar në tre raundet e mëparshme. Zëvendësi politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane shtoi:  Kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të imagjinuar ose parashikuar kohën e përfundimit të saj. Ne nuk do të lejojmë që negociatat të zvarriten dhe ne do ta bëjmë punën tonë me kujdes," shtoi ai. Sigurisht, ka disa probleme serioze që duhet të zgjidhen përmes gjetjes së mënyrave të dialogut. Të  enjten delegacioni iranian mbërriti në kryeqytetin austriak Vjenë për të marrë pjesë në raundin e katërt të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore. Raundi i ri i takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore është planifikuar të mbahet në Vjenë. Takimet e fundit të marrëveshjes bërthamore janë duke u zhvilluar për të ringjallur marrëveshjen bërthamore përmes heqjes së sanksioneve të SHBA. Republika Islamike e Iranit ka theksuar se kushti për t'u kthyer në hapat e pezulluara në marrëveshjen bërthamore është heqja e të gjitha sanksioneve anti-iraniane të SHBA.

Tags