May 12, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Erakçi: Rifillimi i zbatimit të Protokollit Shtesë, ka nevojë për heqjen e sanksioneve

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se rifillimi i zbatimit të Protokollit Shtesë, ka nevojë për heqjen e sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: “Rifillimi i zbatimit të Protokollit Shtesë nga ana e Iranit, ka nevojë për heqjen e sanksioneve. Nëse sanksionet e hequra do të vërtetohen në veprim, atëherë Irani do të kthehet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore”.

Republika Islamike e Iranit në bazë të një ligji të miratuar nga Parlamenti Islamik i Iranit, ka ndërprerë zbatimin vullnetar të Protokollit Shtesë për shkak të sanksioneve të njëanshme të Amerikës ndaj Iranit dhe për shkak të moszbatimit të zotimeve përkatëse të shteteve evropiane anëtare në Grupin 4+1 në kuadër të marrëveshjes bërthamore.  

Tags