May 15, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Eragçi: Ngritja e flamurit të regjimit pushtues sionist  në zyrat e qeverisë Austriake është e dhimbshme

Duke reaguar ndaj ngritjes së flamurit të regjimit sionist mbi zyrat e qeverisë Austriake, Seyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se kjo lëvizje ishte tronditëse dhe e dhimbshme.

Sipas agjencisë IRNA; Eragçi dje në faqen e tij zyrtare në Twitter shkroi: Është e dhimbshme dhe tronditëse të shohësh ngritjen e flamurit të regjimit pushtues mbi zyrat qeveritare në Vjenë në një kohë kur ky regjim në vetëm disa ditë ka vrarë brutalisht dhjetëra civilë të pafajshëm, përfshirë një numër të madh fëmijësh. Në vend që të simpatizohet me popullin e Gazës, kancelari austriak Sebastian Kurtz shprehu ngushëllimet e tij për regjimin pushtues të Kodsit, duke postuar në Twitter se ai kishte ngritur flamurin e regjimit sionist mbi zyrën e tij në solidaritet me Izraelin. Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë që nga e hëna e kaluar në Rripin e Gazës, 122 persona, përfshirë 31 fëmijë dhe 20 gra, janë martirizuar dhe më shumë se 900 janë plagosur si rezultat i sulmeve izraelite në Gaza.

Tags