May 21, 2021 13:11 Europe/Tirane
  • Zarif: Vazhdimi i sanksioneve të Trump si mekanizëm për negociata nga qeveria e Biden, nuk është i pranueshëm

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se vazhdimi i sanksioneve të paligjshme dhe çnjerëzore të Trump si mekanizëm për negociata nga ana e qeverisë së Joe Biden, është i papranueshëm.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në mbrëmje ka biseduar me Joseb Burrell, shefin e diplomacisë evropiane, ku pasi falënderoi atë për përpjekjet dhe bashkëpunim e BE në negociatat e Vjenës, ka kritikuar vazhdimin e terrorizmit ekonomik të Amerikës gjatë 5 muajve të kaluar dhe shkeljen e vazhdueshme të zotimeve të këtij vendi në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Zarif theksoi: “Vazhdimi i sanksioneve të paligjshme dhe çnjerëzore të Trump si mekanizëm për negociata nga ana e qeverisë së Joe Biden, nuk është i pranueshëm dhe ndryshimi fondamental i kësaj qasje si kusht i nevojshëm për suksesin e bisedimeve në Vjenë, është garanci politike që duhet të marrë presidenti i Amerikës”.

Raundi i katërt i bisedimeve të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore po zhvillohet në Vjenë të Austrisë mes Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 (Francës, Anglisë, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë). Gjatë takimit të djeshëm, shefat e delegacioneve kanë bërë një shqyrtim të progresit të arritur në bisedimet e raundit të katërt dhe kanë diskutuar situatën më të fundit në procesin e hartimit të tekstit.

Tags