May 24, 2021 09:00 Europe/Tirane
  • Zarif: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit nuk është një levë e negociatave, por një detyrë ligjore e Shteteve të Bashkuara

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në një përgjigje të qartë ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA, kujtoi se heqja e sanksioneve të SHBA është një detyrë morale dhe ligjore e Shteteve të Bashkuara dhe nuk duhet të përdoret si levë në negociata.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, reagoi ndaj deklaratës së fundit të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Anthony Blinken, në lidhje me heqjen e sanksioneve të SHBA kundër Republikës Islamike të Iranit.  Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken në një intervistë tha se vendi nuk ka parë ende ndonjë shenjë nga Irani se çfarë duhet të bëjë për t'u kthyer në detyrimet e tij nën marrëveshjen bërthamore.  Duke reaguar ndaj deklaratës së Blinken, kreu i shërbimit diplomatik të Iranit në një mesazh të postuar në faqen e tij në Twitter tha: "Anthony Blinken, heqja e sanksioneve (epoka e Trump) është një detyrë ligjore dhe jo levë e negociatave".  " Me Trumpin nuk punoi – dhe as me ju nuk do të funksionojë leva e lirimit të miliarda dollarë të parave të popullit iranian që janë bllokuar nga prepotenca amerikane " tha ai, duke kritikuar sanksionet e Trump ndaj Iranit.  "Data e skadencës së trashëgimisë së Trump ka mbaruar," shkroi më pas Muhamed Javad Zarif në Twitter. "(Joe Biden) President i Shteteve të Bashkuara, hiq dorë nga ajo ".  "Unë mendoj se Irani e di se çfarë duhet të bëjë për t'u kthyer në angazhimet e tij bërthamore," tha sekretari në një intervistë për ABC News. Dhe ajo që nuk kemi parë ende është nëse Irani është i gatshëm të vendosë të bëjë atë që është e nevojshme. "Kjo është sprovë dhe ne ende nuk e kemi përgjigjen."  Ky pretendim është bërë ndërsa Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Shtetet e Bashkuara janë pala që janë larguar nga marrëveshja dhe së pari duhet të heqin të gjitha sanksionet dhe pas verifikimit nga Irani, Teherani do të kthejë masat e tij kompensuese.  Më herët, Mohammad Javad Zarif i tha shefit të politikës së jashtme të BE Joseph Borrell se vazhdimi i sanksioneve ilegale dhe çnjerëzore të Trump si levë nga administrata e Biden ishte e papranueshme.  

Tags