May 25, 2021 17:44 Europe/Tirane
  • Erakçi: Ekzistojnë çështje serioze dhe të rëndësishme të cilat duhet zgjidhur në negociatat e Vjenës

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit para takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, ka theksuar se akoma ekzistojnë çështje serioze dhe të rëndësishme të cilat duhet zgjidhen në negociatat e Vjenës.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë deklaroi se në katër raundet e kaluara është shënuar progres i konsiderueshëm dhe kemi kaluar një rrugë të përcaktuar. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë të qartë, mirëpo akoma ekzistojnë çështje serioze dhe të rëndësishme të cilat duhet t’i zgjidhim gjatë bisedimeve në Vjenë”.

Erakçi pas arritjes në Vjenë të Austrisë dhe në prag të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Sot do të fillojmë raundin e ri të negociatave të Iranit me shtetet e Grupit 4+1. Që nga sot fillojmë përsëri bisedimet dhe shpresojmë të arrijmë në rrugëzgjidhjet përfundimtare. Bisedimet do të zhvillohet në formë të dy palëve dhe të shumë palëve, zyrtare dhe jozyrtare”.

Raundi i pestë i bisedimeve mes Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 në lidhje me mënyrën e zbatimit të plotë dhe efikas të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ka filluar sot në Vjenë të Austrisë.

Tags