Qershor 05, 2021 09:34 Europe/Tirane
  • Zarif i drejtohet Robb: SHBA duhet të heqë dorë nga lufta ekonomike si një levë e negociatave

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të Premten në mbrëmje në Twitter njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij britanik Dominique Robb dhe se në këtë bisedë atij i tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore duke hequr dore nga përdorimi i luftës ekonomike kundër Iranit si levë në negociata.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, "Mohammad Javad Zarif" vuri në dukje se në këtë bisedë telefonike, të dy palët ranë dakord mbi nevojën për të rifilluar angazhimin e plotë për marrëveshjen bërthamore.  Zarif shtoi se ai gjithashtu kishte diskutuar për çështje bilaterale dhe konsullore me Sekretarin e Jashtëm Britanik.  Në maj 2018, gjatë presidencës së "Donald Trump", Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe ilegale nga marrëveshja bërthamore dhe që atëherë, përveç kthimit të sanksioneve bërthamore, ai gjithashtu ka vendosur sanksione të tjera në mënyrë që të bëjë presion maksimal mbi Teheranin.  Presidenti i ri i SHBA Joe Biden ka kritikuar politikën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit, por tha se kthimi i tij në marrëveshjen bërthamore ishte i kushtëzuar nga veprimi i Iranit, pa përmendur se cila qeveri ishte përgjegjëse për largimin nga marrëveshja bërthamore. Ai ka premtuar se nëse Irani kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore, Uashingtoni gjithashtu do të kthehet në këtë marrëveshje.  Republika Islamike e Iranit thekson se "do t'i kthehet detyrimeve të saj kur Shtetet e Bashkuara të heqin të gjitha sanksionet në praktikë, jo verbalisht ose në letër dhe ku kjo heqje e sanksioneve të verifikohen nga Irani".

Tags