Korrik 10, 2021 20:07 Europe/Tirane
  •  Përpjekjet e vazhdueshme për të zhvilluar tregtinë e lirë mes Rusisë dhe Iranit

Kreu i Këshillit të Tregtisë Iran-Rusi theksoi: "Përpjekjet për të zhvilluar tregtinë e lirë të Rusisë me Iranin vazhdojnë".

"Ne jo vetëm që po kërkojmë të vendosim gurin e themelit për tregtinë e lirë me Iranin, por edhe të ndërtojmë një shtëpi për të zhvilluar tregtinë e lirë me Iranin," tha Vladimir Obidenov, kryetari i Këshillit të Tregtisë Iran-Rusi.  "Qëllimi i anëtarëve të Bashkimit Euroaziatik dhe Iranit është të zhvillojnë bashkëpunimin ekonomik, të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të rrisin mirëqenien për të dy vendet," tha Obidenov në një takim të specializuar Euroaziatik të mbajtur në periferi të Ekspozitës Euroasia-1400 në Teheran. Kryetari i Këshillit të Tregtisë Iran-Rusi, ndërsa falënderoi Iranin për pritjen dhe mbajtjen e kësaj ekspozite, tha: "Partnerët iranianë kanë hyrë në këtë fushë me qëllime të mira dhe ne shpresojmë të shohim më shumë shembuj të këtyre masave në Iran". Obidenov shtoi: "Të 5 vendet anëtare të Bashkimit Euroaziatik janë të vendosur të bashkëpunojnë me Iranin." Ekspozita e veçantë Euroasia-1400 në Iran filloi të Premten më 9 Korrik 2021 në qendrën e Ekspozitave ndërkombëtare të Teheranit. Në ekspozitë, e cila do të zgjasë deri më 13 korrik, do të marrin pjesë kompani të Bashkimit Euroaziatik, duke përfshirë 30 kompani nga Rusia, 30 kompani nga Kirgizistani, më shumë se 10 kompani nga Armenia, më shumë se 10 kompani nga Kazakistani, kompani nga Bjellorusia, së bashku me kompanitë iraniane . Sipas raportit, kompanitë që morën pjesë në ekspozitë janë aktive në fushat e bankave dhe financave, transferimin e teknologjisë, ndërtimin e fabrikave të mëdha, kapanoneve, porteve, skelave, rezervuarëve të naftës, ndërtimit të anijeve, çelikut dhe çimentos.

Tags